Ky fëmijë kreu një akt heroik, duke ndihmuar një vajzë tri vjeçare e cila po varej në një dritare dhe rrezikonte të mbytej.
Ngjarja ndodhi në Kinë në qytetin Jiangxi kur një vajzë kishte ngecur në kangjellat e një dritareje.
Vajza kishte rrëshqitur dhe hekurat i kishin bllokuar qafën, duke bërë që ajo të qëndronte varur në një lartësi prej tri metrash.
Dy fëmijë e panë gjithë skenën e njëri prej tyre hipi në një strehëz dhe e mbajti vajzën në supet e tij, duke i shpëtuar jetën.