Pas dëshmisë së administratorit të pallatit, të tjera dëshmia mbledhur nga grupi i hetimit thonë se gruaja e ish-kryepolicit Artan Cuku e ka parë autorin.
Sipas dëshmive në grupin hetimor, njëri nga autorët e krimit është parë edhe nga gruaja e Artan Cukut në momentin që ngjit në banesë, shkruan Shqiptarja.com.
Nga të dhënat e deponuara, ai ishte i ulur në shkallë, ndërsa kishte në dorë telefonin.
Ndërsa dëshmitarët që po merren në pyetje kanë deklaruar se debati që kanë dëgjuar mes Cukut dhe autorëve ka qenë me dialekt verior duke rikthyer në qendër të hetimit dosjen e vetëvrasjes së të riut nga Shkodra me armën e Cukut në 2005.
Dëshmia e parë: Pashë një djalë që po shkruante në telefon, kokën e mbante poshtë
Administratori i pallatit ka folur lidhur me vrasjen e Artan Cukut që tronditi Tiranë mbrëmjen e djeshme. Ai është shprehur se: “Para se të ndodhte ngjarja pashë një djalë të ri tek shkallët.
E pashë që po qëndronte aty dhe e pyeta se çfarë po kërkonte. Djali ishte i veshur me të zeza dhe me kapale në koke. Po shkruante në telefon dhe e mbante kokën poshtë.
Djali me tha se po priste ti sillnin çelësin” tha administratori per News 24. Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës ekzekutohet në Tiranë në një atentat të tipit mafioz pranë banesës së tij.
Artan Cuku, 42 vjeç, i cili ka mbajtur disa pozicione drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
E cuditshme qe paska mbajtur atentatori tel ne dore dhe paska qene duke shkruajtur.. Pasi mund te gjehej me vendodhjen e GPS te telefonit. Ose jane vrases qe nuk ja kane haberin ose jane te Sherbimeve Inteligjente…..
Jeta e Shqiptarit blihet dhe shitet lire ne pazar…. ppamvarsisht se kush eshte.