A e morën amerikanët prapë shkopin në dorë?

9 Prill 2017, 11:25Politika TEMA
A e morën amerikanët prapë shkopin në dorë?

Nga Mentor Nazarko

Ftesa që kryetari i parlamentit Ilir Meta i ka bërë krerëve të grupeve parlamentare për të sjellë propozimet në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit për vetingun, ditën e martë, është një moment i ri në jetën politike në vend. Ajo është një përpjekje për ta paraqitur jetën institucionale, dinamikën e saj, si një dinamikë normale, ku institucionet punojnë, pavarësisht se çadra e opozitës është vendosur në një vend simbolik : në bulevardin qendror të shtetit dhe kombit, midis qeverisë dhe parlamentit të udhëhequr respektivisht nga PS dhe LSI. I vetmi element i jashtëzakonshëm është thirrja e një seance plenare për ditë të martë, ndërkohë kur si rregull ato thirren të enjten. Por dhe ky element tregon njëlloj normaliteti : meqë po afrohet koha e shpërndarjes së parlamentit, atëherë ai po funksionon me njëlloj shpejtësie për të përmbushur detyrimet e veta.

Letra megjithatë është dëshmi dhe e diçkaje tjetër.  Dukej sikur vonesat e institucionit të Avokatit të popullit në shqyrtimin e kandidaturave, po e çonin fillimin e reformës në një kohë tjetër pas zgjedhjeve. Nuk u respektua madje as afati i shpallur në një mbledhje të para tre javëve në parlament për risjelljen e kandidaturave të reja cilësore  dhe në sasinë e duhur. Por papritmas mu në mes të polemikave, kalkulimeve taktike të palëve, përmbysjeve hipotetike në aleanca, ndodhi thirrja e parlamentit. Angazhimi ndërkombëtar duhet të ketë ardhur në nivelin më të lartë të presionit tek faktorët tanë, në rastin konkret tek LSI : veproni shpejt, para zgjedhjeve.

Ky moment është një ndryshim i rëndësishëm në sjelljen e faktorit ndërkombëtar (nivel ambasadorësh) përkundrejt problemeve aktuale shqiptare. Dukej sikur vakuumi i pushtetit në administratën amerikane, përkatësisht në Departament të shtetit e kishte zbehur ndikimin amerikan në Shqipëri. Goditjet që i ishin dhënë  ambasadorit Lu, lobimet në Kongres dhe Senat për të zbehur fuqinë e tij, mungesa e dukshmërisë së tij në publik, individualisht apo në tandem me ambasadoren e BE-së, krijuan ide se roli amerikan në Shqipëri për reformën në drejtësi, por jo vetëm, ishte minimizuar. Zgjatja e krizës  që ka krijuar çadra dhe sponsorët e saj, krijojnë gjithashtu perceptim të pafuqisë perëndimore.

E pikërisht në një kontekst si ky, vjen thirrja e Kuvendit. Kjo thirrje është njëlloj aktivizimi i faktorit ndërkombëtar, ku sigurisht më i fuqishëm është faktori amerikan. Thirrja në vetvete, nëse është e sugjeruar prej tij, ka brenda veç mesazhit të zgjimit të këtij faktori, rikthimit të fuqishëm të amerikanëve në lojë, dhe disa mesazhe të tjerë. Së pari, mbi Metën që po luan midis palëve vendoset një bast i ri : Lu ka thënë se ne presim zgjidhje të ekuilibruara nga kryetari i parlamentit dhe ky është rasti. Së dyti, se pavarësisht aritmetikave paraelektorale, ne nuk tërhiqemi nga objektivi i vetingut-thonë perëndimorët. E duam tani, dhe e duam para zgjedhjeve. Së treti, Bashës i thuhet se sa i takon vetingut, Meta është bashkë me ne, ndërkombëtarët dhe Ramën. Sepse afërmendsh, që ideja e thirrjes së parlamentit, nuk është ekskluzivisht e Metës, por e perëndimorëve.

Sesi do veprohet nga ana e opozitës të martën, kjo pritet të shihet. Por asaj i është dhënë një shah nga ndërkombëtarët. Lëviz : nëse do qeverinë teknike, voto vetingun më parë. Nëse nuk voton vetingun, atëherë vetingu qenka për ju problem më i madh sesa problemi i qeverisë teknike.

Dhe pikëpyetja është si do sillet Meta ? Qasja e tij që nuk duhet ekstremizuar opozita, nuk duhet trajtuar me arrogancë është e drejtë. Nëse e do opozitën në parlament, nuk mund ta tallësh atë.

Por përse e do Meta opozitën ?

Për të votuar vetingun ?

Për të legalizuar idenë e qeverisë teknike nëpërmjet votimit të një instrumenti kushtetues si mocioni i mosbesimit ?

Apo për të dyja bashkë ?

Deri më tani, opozita ka refuzuar egërsisht. Por deri të martën le të shohim.

11 komente në “A e morën amerikanët prapë shkopin në dorë?”

  1. Xha Selimi says:

    Shkopi eshte me mut nga te dyja anet .

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Ky portal i meros
    Eshte i papare
    Ne MOS Shpetimi
    Mentori do dale.

  3. grilda says:

    ne kete situate nuk ka shpetimtar ka vetem te mbytur dhe ky eshte populli i mire shqiptar!!

  4. grilda says:

    ne kete situate nuk ka shpetimtar ka vetem te mbytur dhe ky eshte populli i mire shqiptar!!!

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dorzimi i mandateve me urdherin e “Zeusit” te LSI-s,eshte nje veprim ekstrem , per te bllokuar reformen ne drejtesi.
    Meta urdheron palet te “leshojne” nga pak ,kur duhet te votojne vetingun,pra PD-ja te votoj,kurse PS te pranoj qeverine e “dorzimit”.

  6. Treviso says:

    Nga prostituta LSI çfar nuk pret. Pret gjera shume madhore dhe me vone te jep ate qe nuk munde ta imagjinoje as nje qenje e gjalle.

  7. Beni says:

    Ta shohim tani meten cfar qendrimi do mbaj ndaj opozites nqs nuk shkon ne parlament do ja vere ne dispozicion mandatet apo.. kritikoje sa do pak edhe PD ta haje dreqi qe te jesh pak i besueshem se perndryshe ehee… loja jote.

  8. Isa says:

    Po ku do veje Lulushi me Meten te marten i ke ne parlament me kartonin jeshil lart

    1. frikacaku i mencur says:

      Jam dakord Isa : kujt ja mban ta kruaje me Ameriken?

  9. vaso says:

    Si shume naive pyetjet qe shtroni.Kaq banale eshte ceshtja?Qe te behet shtet,duhen disa reforma me konsensus gjitheperfshires.Ndryshe ajo qe do behet sot,zhbehet neser.Na duhet nje qeveri teknike jo per 4 muaj,por te pakten 2 vjet.Nuk ka arsye te na djege barku,nese KM do te jete teknokrat dhe jo politikan.Parlamenti le te jete ky qe eshte,por reformat t’i votoje dhe partite te ndihmojne ne zbatim ne baze.Retorikes se burgjeve t’i jepet fund.

    1. damian says:

      dmth ti je dakord qe ata qe kane vjedhur dhe vrare te mos shkojne perpara drejtesise. Cfare llogjike eshte kjo. Ti thua qe ne duhet te ulim koken te skuqemi nga turpi dhe te heshtim per hir te qetesise se politikes qe politikanet e damkosur te vjedhin dhe te vrasin me “qetesi dhe dashuri”. Po te drejten e popullit per te votuar perse e perjashton ti more shoku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje