Flet shoku i ngushtë i Artan Cukut: Shteti e la vetëm përballë krimit

9 Prill 2017, 10:03Politika TEMA

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së efektivave të Policisë në Lirim ka reaguar duke thënë se vrasja e Artan Cukut, lidhet drejtpërdrejt me detyrën e tij, si ish-funsionar i Lartë i Policisë.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” një nga shokët e ngushtë të Cukut, Hajdari kujton momentet kur Cuku u lirua nga ish-kryepolici Didi dhe më pas u persekutua në detyra të ulëta, persekutime që zgjatën deri në shkarkimin e plotë të tij nga rradhët e policisë.

Më tej hajdari kujton se Cuku edhe pse mundi të fitojë gjyqin për rikthim në detyrë, vendimi gjyqësor asnjëherë nuk u zbatua nga krerët e lartë të policisë, për futjen në punë të tij, duke e lënë mes katër rrugëve dhe të pambrojtur përballë dorës kriminale.Ligjërisht Cuku ishte në detyrë.

Zoti Hajdari, dora kriminale sërisht qëlloi mbi një efektiv policie, mbi një efektiv që i ka shërbyer me përpikmëri shtetit në funksionet më të larta?

Me keqardhje dhe hidhërim të thellë dje në mbrëmje rreth orës 20:30 u  ndërshkua me vdekje nga dora kriminale kolegu dhe një ndër ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, i cili ka shërbyer me devotshmëri e përkushtim për rreth 24 vite në sektorët më të vështirë të Policisë së Shtetit.

Ka shërbyer në disa nga qytetet dhe zonat më problematike në raport me shkallën e kriminalitetit të lartë siç janë Shkodra, Durrësi, Tropojë, Tiranë e Vlorë si dhe Drejtues i Lartë në DPPSH. Në të gjitha këto detyra ka mbajtur funksione të larta drejtuese, ku me punën, guximin, vendosmërinë, profesionalizmin e tij dhe stafit me të cilët ka punuar ka arritur rezultate të ndjeshme në luftë kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme.

Për shkak të pseudoreformave të ndërmarra nga Qeveria dhe MPB pas tetorit 2013 ish-drejtuesi dhe viktima e krimit makabër e pa veten në rrugë,i braktisur nga shteti që i sherbeu, nga struktura policore për të cilën ai sakrifikoji dhe u përball çdo ditë me krimin dhe kriminelët për mbi 24 vite të karrjerës së tij policore.

Si e njihnin ju Tanin, si ishte ai me uniformën e policisë dhe si ishte civil?

Si qytetar i këtij vendi dhe djal i Dibrës atë i gjithë rrethi shoqëror, intelektual, në komunitet ku ka shërbyer dhe banuar e njihte si mishërim i njeriut i cili mbarte dhe reflektonte vlerat më të larta njerëzore, morale, profesionale dhe familjare.

Cfarë do të thotë për Policinë e Shtetit kjo vrasje?

Për ish-kolegët tanë që sot nuk janë të pakët në rrugë dhe jashtë strukturës policore do të thotë një humbje e dyfisht pasi jo vetem humben kolegun e tyre dhe familja humbi babain, bashkëshortin, djalin, vëllajin, por akoma më i rëndë është fakti që krimi arrin ta ekzekutoj në mënyrë barbare e mafjoze në zemër të kryeqytetit dhe në pragun e shtëpisë së tij teksa po shkonte pranë fëmijëve të tij.

Vrasja mafjoze e natës së djeshme ndaj ish- drejtuesit dhe kolegut tonë tregon me zë të lartë se sa të braktisur dhe të pasigurte është sot e gjith armata e ish-drejtuesve dhe ish-punonjësve të policisë që sot ndodhen në rrugë, në mëshirë të fatit, të ekspozuar përballë krimit dhe politikave të ndërmarra nga një prej drejtuesve më famëkeq që ka njohur dikasteri i MB dhe ish Drejtori i Policisë  së Përgjithshme Artan Didi.

Këto të dy ish-drejtues me militantizmin politik dhe me të vetmin qëllimin largimin nga rradhët e policise të atyre që nuk bënin shërbime politike ndërmorrën largimin masiv të drejtuesve dhe punonjësve të policisë ndër to dhe i ndjeri kolegu ynë Artan Cuku, duhet të mbajnë përgjegjsi ligjore në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Megjithëse me vendim gjyqësor fitoi të drejten e kthimit në detyrë të dy keta ish-drejtues politik nuk denjuan të zbatonin vendimin gjyqësor me gjithë kërkesat e herë pas hershme të të ndjerit, për tu rikthyer në profesionin që aq shumë e dashironte.

Ju si kryetar i Shoqatës të efektivave të policisë në lirim, keni marrë kontakte me policinë, për të mesuar se çfarë masash janë marë lidhur me identifikimin e autorëve të krimit?

Me gjithë interesimin tim dhe të të gjithëve kolegëve të tij akoma nuk ka asnjë informacion apo pistë hetimi të bazuar që çon në zbardhjen e autorëve dhe rrethanave e motiveve të këtij krimi . Për ne si shoqatë dhe kolgë të tij pavarëisht njoftimëve mediatike te deritanishme jemi të bindur që kolegun tonë e vrau dora e krimit, për shkaqe që lidhen me detyrat që ai ka kryer.

 

 

9 komente në “Flet shoku i ngushtë i Artan Cukut: Shteti e la vetëm përballë krimit”

  1. Kujdes nga verioret?
    Me eleminove fizikisht… me /apo.. pa te drejte.. do te marrin gjakun qe i ke borzhe…. nuk i ndalon njeri….
    shumica e krimeve eshte me nje raport
    nje/dy,nje/tre… dhe me shume raste..
    rapporti eshte me i larte
    shebulli ne durres… ne diskoteke pas
    nje sherri banal nje 15-t vjecare qellon me vdekje.. 14-t vjecarin.. dmth adoleshenti ne diskoteke vret kundershtarin… tani prindi i viktimes(veriore) per tu hakmarre i vret
    vellain 17-t vjecare,babain,kusheririn dhe krimi i disa diteve me pare li gjenden ne banese gjyshja dhe nipi(vrasesi i 14-t vjecarit ne 2010-n ne disko) te vrare me arme zjarri.

    1. Artion says:

      Shteti or ti shoq nuk mund ti caktoje roje personale cdo polici te shkarkuar nga detyra. Meqe ky paska qene polic duhet te pakten te kish zbuluar qe po pergjohej nga dikush qe i kish vene kameran mu ke shtepia e tij. Si polic dhe sherbim privat policesh duhet te kish nuhatur kriminelet dhe vrasesit. Por histora pse u vra nje i arrestuar ne zyren e tij bie pak ere. Me vjen habi se si ka mundesi qe nje i arrestuar te vrase veten ne zyren e tij, duke i marre pistoleten policit, pa qelluar me pare personin qe ja kish sjelle ne maje te hundes. ‘Gjoja vetvrasja’ e atij te riu bie ere. Kjo ka qene edhe aresyeja qe ai eshte pushuar nga puna. Ky mund ta kete vrare ate djale te ri ne gjaknxehje e siper dhe njerezit e aferm e kane marre vesh dhe u hakmorren. Nuk mund te vrasesh njerezit ne zyren tende. Ky duhej denuar me burg. Kjo afere duhet hetuar dhe e verteta duhet te nxirret. Mosdenimi sjell vetegjygjesine.

  2. jani says:

    Ate e vrate ju qe u kujdeset te mos bente asnje dite burg per vrasjen qe beri.

  3. Lugati says:

    ska gjo se e lan vetem..e bo ripjella per fushate elektorale deshmor

  4. Peter says:

    Po pse o trap qe e quan veten dhe kryetar i te liruarve nga policia nuk e ka gjetur asgje Edmond Kosenin qe eshte liruar nga detyra qe ne vitin 2001.
    Edmond Koseni punoi me devotshmeri pamvaresisht ndonje gabimi te vogel. Koseni nuk ju nenshtrua krimit dhe politikes por respektoi uniformen dhe betimin.
    Ndersa ky komisari qe thoni ju, ju nenshtrua edhe krimit edhe politikes kjo eshte diferenca me policet e ndershem dhe me ata halabake qe i sherbyen Berishes dhe krimit.
    Ata police pushtetare dhe politikane qe i kane sherbyer Berishes de krimit me sy mbyllur kete fat do te kene.
    Kush shkel ne derrase te kalbur koken do te thyej. Tung.

  5. Arber Iliri says:

    Ju mor djem shfrytezoni vrasjen e ketij ish polici per te grire sallate, jo e la shteti jo e la braktisi e dengla, kur ke punuar ne keto detyra e ke rezikun dhe se pari duhet te jesh vigjilent dhe i kujdeseshem, shteti nuk mund te vere ne mbrojtje gjithe ish policiet e liruar , budallalleqe, ka qene i liruar dhe kjo eshte e gjitha , fatkeqesi qe nuk arriti te mbrohej.Uroj qe te gjehen autoret sa me pare, kjo eshte e gjitha.Tani meqe vdiq fillojne marrezite, jo po kweshtu jo po ashtu, ky popull jemi primitiv te vrasim per hakmarje, kot se koti.

  6. Sami Gjurzezi says:

    Zoti Hajdari te njoh personalishte si person je njeri I mire!Po si punonjes polkicie le shume per te deshiruar,nuk I perkas asnje force politike si juve,yt vella apo babai juaj aktualishte me P-D-ne .Po ke burrni trego arsimin tuaj,dhe na trego nese ke apo jo arsim te larte policor.Gradat qe morret I kishit pa merite dhurate nga qente ne pushtet,ose grada xhepi,dhe mire boll vajten gjtrat ne policine e dhjere te hajvan Salit,dhe psikopat Edvinit.Nuk po zgjatem me juve,por do te te them dy fjale per shokun tuaj,Artan Cuku ishte nje ordiner I ardhur me katapult ne drejtimin e policise,nje verior legen,qe fryej kudo qe vente,ne njeri shpirt ngushte karierist dhe jo profesionalist! Jam dakort qe I vdekuri nuk shahet por ai I mori shpirtin nje tjetri I cili la familjen……..Ngjarjen e vrasjes se shkodranit e kam degjuar nga nje ish kolegu im I cili ka qene prezente ne komisariat dhe me tregoi per ulerimat dhe bemat e tigrit prej letre,dhe momnetin e dhunes duke ushtruar tortura,dhe se fundi kanosje per vrasje me koburen e tije te ndyre,gje qe kaloi ne nje shkrehje te pa vullnetshme ne dem te nje shtetasi…….Maskarada filloi me vone ,ku u gjeten dhe u thirren servile e spiune qe nuk kishin qene fare prezente ne zyren gjaketare te tije.Dhe kuptohet pastaj formulimi juridik,i morri koburen dhe ja futi vetes,kur fare mire ja kishte futur psiqikut ne koke.Edhe ne Vlore po e njejta sjellje,shante ofendonte koleget,jam une vras prese e te tjera mor Hajdar………Po per me shume pyesni fqinjet e tije se si sillej ne shtepi,ose me sakte gruan.Faktikishte ishte nje fatkejqesi e tije se ishte depresiv,por kjo nuk ndikoi tek kariera,pasi ketu psiqiket bejne karier.

  7. une says:

    ngjarja eshe e rende dhe skam info per ta analizuar por…. alex hajdari eshte nga ato barit qe sala i vuri ne krye te policise dhe qe turp per ate qe akoma perfaqeson,kto persona me bejne te kujtoj pse PD duhet te shpallet parti e paligjshme

  8. Elio Gora says:

    Ju lutem lexuesve qe njohin Aleks Hajdarin te na sqarojne:Mosa valle eshte ky Aleks qe ka studiuar per matematike dhe ka qene nxenes i Gazidedes?Mos eshte nga rrethi i Lezhes?Si ish student i Gazidedes mos valle e ka filluar karieren e tij ne rradhet e SHIK-ut.Une nuk jam i sigurte nese eshte po ky Aleks,por nese eshte ai qe mendoj une do ti thosha se ju dhe sera juaj nuk mund ti sherbeni asnjehere ligjit.Ju jeni i politizuar deri ne rrenje dhe nuk mund ti vini ne ndihme shtetit shqiptar edhe pse zoteroni nje zgjuarsi natyrale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje