Tensione në koalicion? Ilir Meta darkon me Erion Veliajn. Rama iu shmanget?

8 Prill 2017, 20:14Politika TEMA

Marrëdhëniet mes PS dhe LSI po njohin raportet e tyra më të vështira që nga 1 prilli i 2013, pas vendimeve te kryesisë së LSI të hënën dhe deklaratave të Ilir Metës në konferencë shtypi, ku ai foli për një qeveri besimi dhe i quajti zgjedhjet pa opozitën një farsë elektorale.

Tensioni është rritur edhe në shkëmbimet e akuzave midis palëve në rrjete sociale apo studio televizive, por duket se PS dhe LSI e kanë një pikë komunikimi.

Ilir Meta, kreu i LSI është fotografuar (fotoja bashkëngjitur) duke darkuar në ambientet e Ora News të enjten në mbrëmje, pas pranisë në emisionin Arena të gazetarit Dritan Hila, së bashku me gazetarin mik, më pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi, ndihmësin e tij, Lorenc Vangjeli dhe në mënyrë befasuese edhe në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e pranisë së Veliajt në tavolinë, por me siguri ai ka qenë i ftuar nga pritësit e darkës.

Zëra të pakonfirmuar kanë shtuar se në darkë është ftuar edhe kryeministri Rama, që sapo kishte mbaruar intervistën në emisionit “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, por ai nuk i është bashkuar tavolinës, shkruan Opinion.

Burime pranë kreut të Kuvendit e përgënjeshtruan lajmin se edhe kryeministri ishte ftuar, por nuk e komentuan praninë e Veliajt.

Nuk dihet se për cfarë është biseduar, por dihet se raportet mes Veliajt dhe Metës kanë qenë gjithnjë të mira në vitet e fundit.

Nuk ëhstë cudi që Veliaj po vijon të ruajë rolin e ndërmjetësit për një pajtim mes kreut të LSI dhe atij të PS.

Aq më tepër që tani jemi vetëm 48 orë përpara mbarimit të afatit të regjistrimit të partive për në zgjedhje.

4 komente në “Tensione në koalicion? Ilir Meta darkon me Erion Veliajn. Rama iu shmanget?”

  1. kozmo says:

    Nder te madh do te na bej Ilir Meta po nuk hyri ne zgjedhje ,por ai nuk ben vetevrasje .

  2. Endri says:

    Ca Tutkun me nje majmun.

  3. Lulja says:

    Aman, mos ma ngitni Ilirin.!
    Me qetësi dhe dashuri ,do të zgjidhen të gjitha.

  4. Albani says:

    Mereni me mend,nje trafikant droge,Yll Pasmaçiu alias Ndroqi,rrin per qejf me kryetarin e kuvendit,kryetarin e bashkise etj.V.K. ketyre politikaneve dhe ju dhjefsha vetingun tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje