INTERVISTA/ Bamir Topi: Qeveri teknike apo besimi? Të quhet qeveria “Mazllëm”

9 Prill 2017, 09:31Politika TEMA

Nga Andrea Danglli

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi bën thirrje për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në mënyrë që të zgjidhet kriza politike në vend.

Në një intervistë për gazetën “TemA”, kreu i FRD-së nënvizon se nëse nuk ndërmjetësojnë faktorët e jashtëm, atëherë vendit do t’i duhet të përballet me një situatë të tensionuar dhe aspak të qetë.

Propozimet për krijimin e një qeverie teknike apo edhe besimi, Topi i konsideron si një tallje që i bëhet shqiptarëve.

Ai i quan çështje prestigjiatorësh, që nuk synojnë për të arritur një zgjidhje.

Më tej, lideri i FRD-së hedh dritë mbi koalicionet, ndryshimet në nenin 449 apo edhe mbi ngrirjen e procesit të implementimit të reformës në drejtësi.

Zoti Topi, opozita vijon të protestojë përpara Kryeministrisë pasi nuk ndjehet e sigurt për menaxhimin e procesit zgjedhor. Edhe forca që drejtoni juve ka pasur një shqetësim dhe ankesë të tillë në vitin 2013. Çfarë ka ndryshuar në këto vite për të besuar se zgjedhjet do të kenë standardet e duhura?

Çështja e zgjedhjeve dhe data e zhvillimit të tyre, duket se është kthyer në një lloj konvencioni apo makthi që nuk përmban më asnjë kuptim kushtetues dhe moralisht të pranuar nga palët.

Ajo çka konstatoj prej kohësh është se askush nuk llogarit më detyrimin kushtetues dhe vullnetin për të respektuar atë që “baballarët” e politikës moralizojnë.  Nga kjo analizë nuk ka dyshim që data kushtetuese e zgjedhjeve është vetëm një letër dhe të parët që nuk duan ta respektojnë janë batakçinjtë e politikës shqiptare.

Cilët janë këta që ju i emërtoni si “batakçinj”?

Andrea janë pikërisht ata që janë të etur për “zgjedhje të lira” por në të njëjtën kohë janë edhe dhunues të tyre.  Shtyrja e datës së zgjedhjeve po krijohet si shans nga sjellja e vetë partive, ku shumica po e kërkon me ngulm. Kjo tregon se demokracia në Shqipëri është me brekë nëpër këmbë.  Veç Zoti e di kur do të dalim nga amullia dhe predispozicioni i errësirës ballkanike.

Mendoni se duhet të shtyhet data e votimit për t’i dhënë hapësirë plotësimit të kushteve që vendos opozita për të hyrë në zgjedhje?

Nëse sot nuk ka besim se do të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo i dedikohet edhe atyre që po qëndrojnë të ngujuar në çadër. Mendoj se është hipokrizia më e madhe. A nuk ishte frymëzuesi i çadrës që prishi sistemin e zgjedhjeve në vitin 2008? Pa përjashtuar këtu edhe Edi Ramën.  Kauza jonë është tjetër gjë. Nëse nuk dinë se çfarë të kërkojnë, atëherë le të na lejojnë ne të tjerëve të ankohemi pasi janë pikërisht këta që kanë komisionerë plaçkitës të votave të hedhura për të tjerë.

Shohim që të dy kahet politike nuk po kuptohen me njëri-tjetrin pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta nga ambasadorë apo faktorë të tjerë. Mendoni se në këtë situatë duhet kërkuar ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet ashtu si në vitin 2009 kur opozita e asaj kohe protestonte mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet dhe kërkonte rinumërimin e votave?

Andrea,  pak ditë më parë jam shprehur qartë dhe me shqetësim se partitë politike nuk do të arrijnë të merren vesh. Në këto kushte mendoj se mediatorët ndërkombëtarë duhet të futen energjikisht, ndryshe nuk do të kemi situatë të qetë.  Nëse nuk ndërhyjnë mendoj se do të kemi një gjendje të tensionuar duke dalë të humbur të gjithë, qytetarë, politikanë, njerëz të biznesit dhe hallexhinj. Nga kjo gjendje përfitojnë veç ata që nuk duan një shtet normal.

Ka pasur ndonjë tentativë nga Partia Demokratike apo FRD për të bashkuar të djathtën në këto zgjedhje elektorale?

Çështja nuk shtrohet nëse duhet një aksion i përbashkët për gjëra qe nuk përputhen me njera-tjetrën. Problemi nuk qëndron tek programi por tek demokracia. Nëse nuk ke respekt për bazën e demokracisë dhe shtetin atëherë për çfarë të vlen program i  partisë?

Jemi në prag të koalicioneve zgjedhore. Burime të afërta brenda partisë suaj më njoftojnë për një rikonfirmim të koalicionit me Partinë Socialiste. Është e vërtetë?

Sot po diskutohet nëse do të ketë zgjedhje apo jo. Më të pakuptueshmit rezultojnë aleatët që kanë ndarë llokmat e pushtetit.  Ende nuk ka asgjë konkrete. Jemi duke vrojtuar ku po shkohet.  Me sa duket koalicionet janë të fundit që do të ekspozohen.

LSI duket e paqartë në pozicionimin politik që do të marrë në këto zgjedhje. Aktorë të ndryshëm në politikë apo në media argumentojnë se koalicioni PS-LSI po vonohet për shkak të pazareve politike, ndërkohë LSI deklaron se çdo vendim po merret në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Ju vetë si gjykoni?

Kush qenkan ata që sot shohin kaq larg ndërkohë që në praktikë konstatohet vetëm përpjekje për të shfrytëzuar përplasjet politike me një këmbë majtas dhe një tjetër djathtas? Ajo që shoh më forcon bindjen se i pari në këtë mes është interesi dhe pazari politik. Të mbesi ç’të mbetësi për interesin kombëtar. Këto përralla nuk venë në gjumë as fëmijët. Është kjo mënyre sjelljeje qe na ka çuar në këtë pikë ku situata e moralit dhe komunikimit politik nuk ka qenë më e rënde se sot.

Sipas jush, ku qëndron ndryshimi mes qeverisë së besimit dhe qeverisë teknike? Po të përbashkëta gjeni mes këtyre dy propozimeve?

Andrea mund ta quani si të doni  por ajo do ta ketë emrin “Mazllëm”. Kjo është një çështje prestigjatorësh që po tallen me të gjithë shqiptarët. Zgjidhja që kërkojnë të arrijnë është: “Të merremi vesh që të mos merremi vesh kurrë”. Propozimi ynë do të ishte që të ndryshojnë ligjin zgjedhor dhe të flakin kamikazët e partive nga komisionet. Pse nuk e bëjnë dhe pse nuk e duan, tashmë kjo dihet qartë nga të gjithë. Është pikërisht status quo-ja dhe kalbëzimi politik ku janë zhytur partitë ato që bëjnë ligjin në Parlament, duke mbajtur Shqipërinë nën kënetë për  të mos ngritur  kokë.

Si  ish-president, a keni juve një koment lidhur me rolin që po luan presidenti aktual Bujar Nishani për zgjidhjen e krizës politike mes palëve?

Pa dashur që të merrem me presidentin aktual, më duhet të them se ai asnjëherë nuk ka qenë mbi palët pasi u zgjodh si një nomenklaturë partiake. Që në fillim ky president ka qenë palë dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të pranohet si mediator. As mund të bëjë thirrje për forcat politike. Shqipëria sot fatkeqësisht  nuk ka një arbitër kombëtar dhe i duhet arbitër ndërkombëtar.

Pavarësisht se ndërkombëtarët vendosin theksin tek reforma në drejtësi, implementimi i saj ka ngrirë. Kush po e pengon reformën në drejtësi?

Tashmë nuk ka me pikë dyshimi se ata që e kanë ngrirë procesin e implementimit të reformës në drejtësi, janë ligjvënësit që ndodhen në çadër. Disa nga penguesit mund të jenë dhe brenda sallës së parlamentit. Reforma në drejtësi nuk bëhet me kushte por drejt e pa kufizime në kohë. Çdo gjë tjetër është deformim i synimit për drejtësi dhe për të mbuluar vepra penale që lidhen me trajektoren e karrierës së politikanëve.

Ndryshimi i Nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale, interpretohet si heqja e çdo mundësie për rihapjen e çështjeve penale, madje edhe pasi procesi i vettingut të jetë kryer. Si e shihnin në optikën tuaj këtë çështje?

Natyrisht që ka këndvështrime juridikisht të ndryshme të cilat vijnë nga logjika dhe eksperienca të ndryshme  prej vendeve  të caktuara evropiane. Sidoqoftë  kur ka diskutime të ngjashme në  terrenin shqiptar, ka plot tendenca paragjykuese.  Kjo vjen për shkak të ngjarjeve specifike që vendi ka kaluar në tranzicion ku janë implikuar edhe politikanë apo zyrtarë të lartë. Në gjykimin  tim, sipas rregullit bazë juridik  mbi çështje të caktuara të sanksionuara në ligjin penal, kur ka elementë sinjifikativë të pahetuar apo qëllimisht të lene në erresirë për shkaqe politike, çështja mund të rihapet. Kjo mund të bëhet  pa e arsyetuar politikisht por në mënyrë serioze nga një përmbajtie juridike apo shkencore mbi bazë të elementëve të rinj hetimorë që nuk janë ekspozuar më parë.

12 komente në “INTERVISTA/ Bamir Topi: Qeveri teknike apo besimi? Të quhet qeveria “Mazllëm””

  1. agimi nga Maqedonia says:

    Z. Bamir ke te drejte per cfar thua,por une mendoj se kete qeveri ta quajme “Qeveri e Xh.Meziut”, se eshte ky qe ka sjelle nja 300 morresa qe u vjen vetem ere kerme e djerse dhe luli e berisha shkoje atje per tu marre ere ketyre e sidomos lul kurva me tundje bythesh.

  2. cadra e sultan berishes ne boulevard si cadrat e turqve ne kohen e sundimit turk, qe berishe I kane treguar te paret e tij , secadra te tilla ka pase edhe ne zonen e tropos e malesine e gjakoves. fjala ‘mozllem’ e promendur nga presidenti topi eshte paralamerim I forte e I rendesishe e shume I rrezikshem se ku kjo alenca berish-basha-met-mehediu e isis-ti spahiu don me trete shqiperine e kosove ne shkretetirat e arabis e te konferences isle per te cilen ilir rxhep meta e peanon ne heshtje. populli te reagoje k ashper me vote kunder kesaj aleance qe I eshte bashkuar edhe LEJ FENET koco kokedhimja e nard noka. pshte shteti mozllem berish-basha-meta-mehediu. rrofte shqiperia.

  3. vaso says:

    100% politikan qe nuk ka c’fare prodhon.Nivel i ulet intelektual.

  4. Fshatari says:

    i Nderuar Bamire Topi:E LEXOVA Intervisten tuaj…tani ne i Besoj apo nuk i besojme ne “Kokepalaret” dhe qe vijme era Djerse kjo nuk ka Rendesi..POR KA NJE RENDESI TE VECANTE :SE Klani Serbe qe Perafqeson Lulezim Basha..dhe Sali Berisha..Po Arrijne Qellimin e tyre:DESTABILIZIM TE SHQIPERISE…po .po ..por Nese do te Shtyhen Zgjedhjet ATHERE MBETEN TE VOTOJNE VETEM Politikanet dhe PARLAMENTARET, sepse ne Populli i thjeshte Nuk do te dalim te VOTOJME asnje PARTI Politike..Qofte e Majte apo Djathte…
    Une qe po ti shkruaj keto “Llafe”…kame nje 300-te Kusherinje ne rrethin time dhe Gezoj Respektin e tyre, sepse nuk kame qene Pjese e Politikes Korruptive ne Shqiperi…PRA NE POPULLI DO TE BRAKTISIM..Lul Bashovicin Ilir Metovicin…Sali Berishovicin…Fatmir Medihoxhen ect….Pra Elita Politikke ne Shqiperi ka DESHTUAR..ata jane per tu cuar ne Banken e te Akuzuareve…dhe te gjithe te Denohen kush me shume dhe kush me pake…PRA ne litare TRADHETIA QE MBANE ERREN E PUSHTETIT NE SHQIPERI..lol

  5. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Ilir meta, Sali Berisha, Lulezim Basha e Fatmir Mediu nuk i kane topet ne breket e tyre por te kyshura ne kasafortat e sherbimeve sekrete greke dhe serbe e ne sunduqet e kishes ortodokse.

    Ne p… te semes gjithe cadra e dhe lsi-ja.

    Problemi eshte se edhe ps vuan nga sindroma e pusht-etit absolut dhe pasurimit mbi kurrizin e pusht-etit qe u bie ne dore. Nuk ka engjej politika jone si nuk ka gjithandej por ama sa per pushter…. mbajme vendin e pare se ne asnje vend tjeter nuk gjebpushterim kaq te dendur sa gjen ne politiken e shqiptareve…

    Po do mosdo… kur shqiptaret e japin voten per 50 mije leke… kjo te gjen… te hyn nje gjemb ne kembe dhe ti ne vend qe ta heqesh vete e i ben sherbim qe te zgjatet sa lulezim basha e edi rama e te trashet sa ilir meta… keshtu qe nuk ka p…. seme qe i kuron me shqiptaret.

  6. Arta says:

    Po kush na fliska top bamiri o boobooo ore bamir? Po psi na thua gje e bere shurren ti ore I dhier te kembet dhe koka. Jo se jane te mire keto te tjeret por ama ti je me shume se I dhier.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Ky maxllemi me kujton personazhin
    Tjeter Bamke Qyollarin.

  8. Dalan says:

    Ky topja u zgjua nga gjumi tani dhe gogesiti me afshame ti trejoje miletit se eshte gjalle. Ky i tredhur nga trute nga Saliu pasi shkerdhu pronat anembane shqiperise kerkon te behet protagonist ne politike. Po me cfare flamuri do te dalesh ne fushate o Bamir Topja?

  9. Ozal says:

    Me vjen cudi me disa nga komentusat se e kam zakon sa her qe mbaroj se lexuari artikullin lexoj edhe komentet por me vjen cudi sepse me te shumtit e komentueseve flasin me fjal te pista neper komente qe per mua kjo tregon edukaten edhe kulturen e cdo njerit prej neve, tani sa per Bamir Topin nuk mendoj se ka shume politikan qe i thon gjerat ashtu sic jan jo se Bamiri eshte me i mir nga keta te tjeret por eshte me pak mashtrues nga te gjithe keta politikan edhe psevdodemokrat qe ka sot shqiperia se po te kishte PD nje lider te tille tani besoj se PS nuk do kishte kaq te lehte te fitonte ne zgjedhje pa cka se ne Shqiperi u ka ngelur akoma ne gjak komunizmi ne gjak edhe ndaj votojne me shume majtas por kjo nuk eshte merit e PS por eshte munges e nje lideri te fort ne krahun e djathte se me Saliun edhe me Lulin qe poshteruan dhe shiten demokracin edhe mbi te gjitha shiten atedheun ton Shiperin e djathta ska per te fituar kurre sa te zhduken keta badakshinje ndaj edhe Edi Rama e ka kuptuar kete bashke me krye hajdutin Meta dhe bejne cte duan ne kuriz te Shqiperis dhe luajne me fatin e popullit jone. Une nje kshille dua te jap mos u mereni me pune partish qofte e majte apo e djathte se ata ushtare kerkojne se sic e dime nga historia qofte edhe sot ne kohet moderne ushtari mish per top ka ikur ter jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje