Shpërthim në një kishë në Egjipt, të paktën 15 viktima

9 Prill 2017, 11:28Bota TEMA
Shpërthim në një kishë në Egjipt, të paktën

Të paktën 15 persona janë vrarë pas një shpërthimi brenda një kishe koptike në qytetin e Tantas, në grykëderdhjen e Nilit.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa është ende herët për të mësuar se kush është përgjegjës për këtë sulm.

Televizioni shtetëror egjiptian raportoi edhe për të paktën 42 të plagosur nga shpërthimi.

Kjo nuk është hera e parë që kryhen sulme ndaj kishave të krishtera koptike, teksa në dhjetor të vitit të kaluar një bombë në katedralen më të madhe të Kairos la të paktën 25 viktima dhe 49 të plagosur, shumica e të cilëve gra e fëmijë, në atë që rezultoi si sulmi më vdekjeprurës ndaj minoritetit të krishterë në Egjipt ndër vite.

Egjipti ka përjetuar një valë sulmesh nga militantët islamikë që prej vitit 2013, kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Mohammed Morsi, i pari udhëheqës i zgjedhur nga populli i cili vinte nga radhët e “Vëllazërisë Myslimane”, e më pas ndërmori një nismë spastrimi ndaj militantëve islamikë.

Disa prej mbështetësve të Morsit fajësojnë të krishterët se mbështetën puçin ushtarak. Shpërthimi i së dielës ka ndodhur teksa të krishterët koptikë festonin “Të dielën e Palmave”, një prej ditëve të shenjta në kalendarin e krishterë, që shënon hyrjen triumfatore të Jezus Krishtit në Jeruzalem.

2 komente në “Shpërthim në një kishë në Egjipt, të paktën 15 viktima”

  1. krysho ludovik says:

    si gjithmone feja e paqes godet serish
    e vetem edi rama, isisi edhe al kaeda prishin kisha
    kshu qe keto te fundit se si kane te bejne me beduinin

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    plehrat sunitogjaxore te Zike tourkocamit………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje