Mocion për rrëzimin e Qeverisë, opozita nis takimet

11 Prill 2017, 11:26Rajoni TEMA

Nisma për Kosovën gjatë ditës pritet të mbajë takime me shefat e grupeve parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjen “Vetëvendosje”, për t’i harmonizuar qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Deputeti i Nismës, Enver Hoti, tha se janë në konsultim me opozitën dhe besojnë se iniciativa e tyre do të jetë e suksesshme.

“Jemi në konsultim të ngushtë me opozitën dhe sot do të kemi takime me shefat e grupeve parlamentare të AAK­së dhe LVV­së. Do të harmonizojmë qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Hoti.

Ai tha se sot do të bisedojnë edhe me deputetët tjerë për t’i bindur në dhënien e nënshkrimit të tyre.

1 komente në “Mocion për rrëzimin e Qeverisë, opozita nis takimet”

  1. Mirush says:

    O idiota, qeverine e kujt, Shqiperise apo Kosoves? Na cate bythen me tituj grepa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje