Admiralja detare e NATO-s, Michelle Howard mendon se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit do të ulen tani që kanë mbaruar zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Fitorja dërrmuese e kryeministrit Aleksandar Vucic në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 2 prill, ka thënë ajo për “Reuters”, mund të ndihmojë në stabilizimin e vendit.
“Tani që zgjedhjet kanë mbaruar, mbase liderët kombëtarë do të përqendrohen në vendet e veta dhe do të qeverisin. Kjo është shpresa ime,” deklaroi Howard.
Një nga pikat më të nxehta mes Kosovës dhe Serbisë është krijimi i ushtrisë kosovare.
Liderët e Kosovës kërkojnë me çdo kusht krijimin e saj.