Adnan Januzaj bëhet gati t’i japë lamtumirën Mançester Junajtid dhe Anglisë gjatë verës.
Lajmin e japin mediat angleze të cilat konfirmojnë se futbollisti kërkohet nga klubet më në zë në Europë dhe Mançester Junajtid është gati të dëgjojë ofertat për të.
Zhoze Murinjo nuk dëshiron të punojë me 22-vjeçarin të cilin e kishte nën urdhrat e tij për disa javë në verën e kaluar.
Fakti që ai nuk ka arritur të lërë shenjë as i huazuar në një skuadër si Sandërlend ku ka luajtur rregullisht, ka bindur trajnerin portugez se Januzaj nuk është një futbollist për nivele të larta.
Por klubet e mëdha europiane i shohin gjërat ndryshe nga Murinjo.
Mediat angleze dhe ato franceze konfirmojnë se pas futbollistit është një radhë e gjatë klubesh të cilat janë të gatshme të rrezikojnë me një lojtar që dukej shumë premtues por që deri tani nuk ka përmbushur pritshmërinë. Olimpik Marsejë, Monako, Olimpik Lion dhe PSG janë skuadrat që interesohen për të në Francë, shkruan panorma.
Ndërkohë, edhe të gjitha skuadrat e mëdha italiane si Juventus, Inter, Milan, Roma dhe Napoli janë gjithashtu të gatshëm të sigurojnë firmën e tij.
Januzaj nuk ka treguar veten dhe vlera e kartonit te tij ka rene shume. 3 klube ne 2 vitet e fundit dhe sot as Sunderland nuk e ka ne 11 e pare! Mojes, ai qe e pompoi ne Mancester United nuk po e aktivizon me. Cdo klub do ishte i interesuar per te paguar 3-5 milione per nje lojtar qe mund te kete akoma te ardhme. Titulli i shkrimit shume bombastic. Realiteti asnje nuk eshte i cmendur pas Januzaj. Te gjithe jane te interesuar per te hedhur pak miliona me shporesen se mund te nxjerrin/fitojne dicka. Realiteti Januzaj ka ngelur ne prova: 3 ekipe ne 2 vite