Stefano Pioli drejt largimit nga Interi

11 Prill 2017, 15:34Sport TEMA

Stefano Pioli pritet që të largohet në fund të sezonit nga skuadra e Interit.

Tekniku i zikaltërve nuk pritet që të qëndrojë më në krye të pankines së Interit pasi është larg objektivit, kualifikimin e skuadrës në Ligës e Kampionëve.

Ndërsa Interi është duke kërkuar pasardhësin e Piolit, ky i fundit tashmë ka marrë një ofertë serioze.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Fiorentina i ka ofruar një kontratë trevjeçare  Piolit, i cili në të kaluarën ka drejtuar Bolognan dhe Lazion.

Mario Cognigni, presidenti i Fiorentinës, e sheh Piolin si pasardhës ideal të trajnerit portugez, Paulo Sousa, i cili do të largohet nga ekipi në fund të sezonit.

1 komente në “Stefano Pioli drejt largimit nga Interi”

  1. enter"" says:

    Edhe pse jam tifoz I Interit, prape them qe Interi eshte barcaleta me e madhe ne historine e futbollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje