Venger nuk do të largohet nga Arsenali

10 Prill 2017, 19:01Sport TEMA

Arsene Venger nuk do të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni

Trajneri francez dhe drejtuesit e Arsenalit kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2019, shkruan “Daily Star.”

Paraqitjet e dobëta të skuadres nuk e kanë penguar drejtuesit e skuadrës angleze që të vazhdojnë të besojnë tek trajneri francez.

Ky lajm do të acarojë edhe më shumë tifozët e Arsenalit, të cilët kanë kërkuar largimin e Vengerit.

Një lajm shumë i mirë për Shkodran Mustafin dhe Granit Xhakën, të cilët janë sjell pikërisht nga Venger dhe kanë besimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje