Shqiptarët pushtojnë formacionin e javës në Zvicër, i udhëheq Sadiku

10 Prill 2017, 15:15Sport TEMA

Shqiptarët kanë qenë protagonistët kryesorë të kësaj javë në kampionatin zviceran të futbollit dhe këtë e tregon më së miri fakti se tre prej tyre janë rreshtuar në formacionin ideal të ndeshjeve të fundit.

Nuk mund të mungonte Armando Sadiku, i cili e ka bërë rrugë tashmë praninë në formacionin më të mirë, meqë shënon me një rregullsi të admirueshme (6 gola në 8 ndeshje). “Partneri ideal i Alioskit në sulm. Jo plotësisht në formën më të mirë fizike dhe gjithsesi vendimtar, me asistin te goli i dytë i Alioskit dhe golin e shkëlqyer të 4-2”, shpjegon e përditshmja “Blick”.

Sigurisht që aty ishte edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Alioski, me tre golat e tij dhe asistin për golin e Sadikut. Një sinjal i qartë se po kthehet edhe ai në formën më të mirë pasi kishte shënuar vetëm 1 herë në 11 ndeshjet e mëparshme në kampionat.

Emri i tretë është ai i Benjamin Kolollit, i cili po shkëlqen me fanellën e Lozanës. Mbrojtësi i Kosovës cilësohet si një nga futbollistët më me perspektivë në kampionatin zviceran të futbollit dhe tregoi talentin e tij me një supergol në fundjavë, shkruan panorama.

Ndërkaq, kishte një shqiptar edhe mes zhgënjimeve të javës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Vaduzit, Albion Avdiaj, i cili pas disa paraqitjeve shumë pozitive, zhgënjeu në humbjen ndaj Lucernës duke shpërdoruar një mundësi të pastër para portës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje