Seria A/ Milani leksion Palermos. Crotone trondit Interin

9 Prill 2017, 17:13Sport TEMA

Milani ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Palermon në “San Siro”.

Pas barazimit javën e shkuar me Pescarën Milani iu është rikthyer fitoreve duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme.

Për kuqezinjtë shënuan Suso, Mario Pasalic, Carlos Bacca, dhe Gerard Deulofeu, shënuan golat për rezultatin përfundimtar të sfidës 4-0.

Ndërkohë, Interi ka marrë një tjetër goditje të rëndë duke marrë një tjetër humbje.

Zikaltërit u mposhtën nga skuadra e Crotones me rezultatin 2-1, duke marrë një tjetër goditje të rëndë për një vend në Kupat e Europës.

Rezultatet e Serisë A.

Sampdoria 2-2 Fiorentina
Milan 4-0 Palermo
Bologna 0-3 Roma
Cagliari 2-3 Torino
Crotone 2-1 Inter
Udineze 3-0 Genoa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje