Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur pas suksesit të Partizanit në përballjen kundër Luftëtarit.
Starova tha se ndihet i lumtur për tre pikëshin dhe se skuadra arriti që të zhvillojë një ndeshjet mjaft të mirë.
“Ky takim ishte i vështirë dhe ne kishim besim më shumë kur morëm superioritetin numerik. Na kënaqin 3 pikë kundër një kundërshtari mjaft simpatik. Kemi thyer aksione të shumta, por nuk jemi brillantë në kundërsulm që të kemi raste më të pastra. Duhet të përmend që kemi qënë të ngarkuar me kartona, na mungonin Torrasa dhe Trashi. Fili dhe Bardhi meritojnë fjalë të mira, por skuadra duhet të jetë profesioniste dhe nuk duhet të kënaqin egon por duhen kënaqur tifozët. Lojtarët kërkonin të shënonin për vete”
Starova shtoi se Partizani dhe Kukësi kanë karakteristika të ndryshme nga njëra tjetra. Ai shtoi se ekipi do të jap maksimumin në këto 8 ndeshjet e fundit që do të jetë mjaft të luftuara.
“Me Kukësin kemi karakteristika të ndryshme si në lojë edhe në lojtarë. Kukësi ka karakteristikat e veta dhe mënyrën e vetë të lojës. E kishim të qartë që Luftëtari do na krijonte mjaft raste dhe kundërshtari ishte jo i lehtë. Ne na kanë mbetur edhe 8 finale dhe duhet të luajmë me nervat dhe tensionin që ka kampionati. Që unë të jem i qetë është detyra ime por impulset nuk futen në dekurajim të lojtarëve apo skuadrës, janë për nxitje dhe mobilizim më tepër” tha Starova.