Terk Grozni ka marrë më në fund fitoren pas një krize të gjatë rezultatesh.
Skuadra ku luajnë tre lojtarët shqiptar, Balaj, Roshi, dhe Berisha, ka arritur që të mposhtë në fushën e saj skuadrën e Arsenal Tula me rezultatin 3-1.
Protagonist në fitoren e skuadrës ruse në këtë sfidë ishte mesfushori shqiptar, Bernard Berisha, që arriti të shënojë dhe golin e tij të parë me këtë fanellë.
Një gol mjaft i bukur nga Berisha që pasi shmang mbrojtësin dhe portierin e dërgon topin në fund të rrjetës.