Kombetarja e Femrave, kuqezinjtë barazojnë kundër Maltës

8 Prill 2017, 17:31Sport TEMA

Pas fitores së arritur në sfidën e parë kundër Kosovës, kombëtarja e femrave nuk ka shkuar më shumë se barazimi në sfidën e dytë kundër Maltës.

Skuadra e drejtuar nga, Armir Grima, barazoi me rezultatin e bardhë 0-0, sfidë e cila u zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë zhvilluan një 90-minutësh të mirë duke dominuar përballë kundërshtarëve, por që nuk arritën dot të konkretizonin në mënyrën e duhur rastet e krijuar ku u ndalën dhe nga tranversa.

Pas këtij barazimi Shqipëria renditet pas Greqisë me pikë të barabaratë.

Në ndeshjen e fundit kombëtarja e femrave duhet që të marrë fitoren për t’u kualifikuar për në fazën e eliminatore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje