Erknad Qerimaj ka shpërthyer në Europianin e Peshëngritjes, që u mbajt ditët e fundit në Split të Kroacisë. Sportisiti i njohur shkodran befasoi edhe me mënyrën e festimit, kur ngriti shtangën sa për të fituar medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes, në peshën 77kg.
Fillimisht bëri me dorë nga shqiponja, të cilën e mbante në bluzën që kishte veshur, pastaj ia mori njëlloj “valleje”. Këto sekeunca nga festa e tij janë bërë pjesë e një video-montazhi, që po bëhet virale me shpejtësi në rrjetet sociale.
Mjaft e goditur edhe kënga e muzika, që sikur do ta urojë Erkandin për suksesin. Veçse urimi vjen në mënyrë plot humor, ku lajmotivi është “ta gëzojë Baftjari”. Në rastin konkret jo me raki Skrapari, as me medalje ari…., por vetëm me bronz dhe argjend,
bëri një paraqitje jo fort pozitive në stilin e shkëputjes, ku u rendit i gjashti, Qerimaj arrin të hyjë në zonën e medaljes në stilin e shtytjes, ku ngriti 193kg në provën e tretë, pasi dështoi në provat e para. Shkodrani nuk arriti të ngrejë fillimisht 188kg e më pas 190kg, duke rrezikuar në këtë stil, shkruan “Telesport”.
Por në provën e tretë arrin të triumfojë, duke ngritur 193kg dhe arriti të marrë medaljen e argjendë, duke festuar në pedanë për këtë sukses. Erkand Qerimaj, me 348kg në dygarësh, arriti të merrte edhe medaljen e dytë në këtë turne, atë të bronzit për Shqipërinë.