Januzaj në ‘ethe’, Mourinho merr vendim për të

7 Prill 2017, 18:49Sport TEMA

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thotë se ka marr vendimin për të ardhmen e Adnan Januzaj.

Mesfushori belg, Adnan Januzaj është i huazuar nga Manchester United në Sunderland deri në fund të këtij sezoni.

Januzaj ka kontratë me ‘djajët e kuq’ deri në verën e vitit 2018.

‘Unë kam vendosur por nuk do të ju tregoj’ tha Mourinho në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Sunderlandit në këtë vikend, raporton BBC Sport.

Ai ka shënuar pesë gola në 63 paraqitje për United.

Januzaj ishte i huazuar edhe në Dortmund për katër muaj në sezonin e kaluar, por zhvilloi vetëm 12 ndeshje para se të rikthej në Old Trafford.

Vlen të theksohet se Janzuaj kishte kërkuar të largohej nga United përgjithmon në gushtin e vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje