Dhuna e tifozave, tmerrohen basketbollistët amerikanë

7 Prill 2017, 14:32Sport TEMA

Dhuna e tifozëve të Tiranës ndaj atyre të Vllaznisë, në finalen e Superkupës së basketbollit, që u anulua një ditë më parë ka lënë të shokuar lojtarët amerikanë të Vllaznisë, Chris Olivier dhe Darryl Palmer, si dhe trajnerin, Jeronimo Sarin.

Ata kanë pohuar se janë ndjerë të frikësuar dhe të rrezikuar në të njëjtën kohë, duke deklaruar se nuk kanë parë asnjëherë një situatë të tillë dhune.

Nga pamjet e publikuara tregohet se sherri ka ndodhur pak para se të niste finalja e basketbollit dhe se tifozët e Tiranës kanë sulmuar ata të Vllaznisë.

1 komente në “Dhuna e tifozave, tmerrohen basketbollistët amerikanë”

  1. Kapedani says:

    Jane kthyer njerezit ne kafshe me keq se tufat e hijenave .Dhe per çdo gje ja hedhin fajin komunizmit.Atehere kur dikush shante lojtaret e merrnin me makine dhe e çonin ne mal te Dajtit ,kthimi ishte ne kembe.Se po te ziheshe ne stadium te fusnin nja dy ore ne biruce te pallonin ne dru dhe kur te leshonin tju thoje faleminderit.Keta te Tirones bene nje rremuje ne Kavaje ne vitet 80 me duket.I kapen te gjithe ju futen nga nje dajak dhe ne fund i qethen edhe xero.Shokut tim i ngeli nofka qero tere jeten qe nga ajo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje