Courtois: Chelsea duhet të mbajë Hazard

6 Prill 2017, 20:26Sport TEMA

Chelsea ka nevoj për Eden Hazard. Këto janë fjalët e portierit të “Bluve të Londrës” Thibaut Courtois, i cili ka këshilluar drejtuesit e tij që të mos pranojnë asnjë ofertë në drejtim të Hazard.

Zërat e fundit në merkato flasin për një intersim të Realit të Madridit në drejtim të sulmuesit, madje mendohet se ka dhe një ofertë konkrete nga ana e “Los Blancos” për Hazard që kap shifrat e 120 milionë Eurove. Courtois, shprehet i bindur se shoku i tij i skuadrës nuk duhet të largohet nga “Stamford Bridge”.

“Chelsea duhet t’i refuzojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të Hazard. Cilësitë që ai ka i dimë të gjithë dhe ndihmesa që ai i jep skuadrës në cdo ndeshje është e madhe, por jo vetëm, gjithashtu edhe në arritjen e objektivave sezonalë kontributi i tij është thelbësor.”

Njësoj si Hazard edhe gardiani i Chelsea përflitet për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, por ai që u jep fund zërave është vetë Courtis.

“Dëshira ime është të jem pjesë e kësaj skuadre edhe për shumë kohë. Ndihem si në shtëpin time dhe nuk kam arsye për tu larguar.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje