DOSSIER/ Ekipi i Minatorit të Tepelenës për femra dhe gjurmët e tij në volejbollin shqiptar

6 Prill 2017, 13:04Sport TEMA
DOSSIER/ Ekipi i Minatorit të Tepelenës për femra dhe

Foto Meshini, ndihmestrajner i ekipit

Nga Xhenet Sula   

Qysh nga krijimi e derisa del  në kategorine e parë ky ekip erdhi duke u rritur nga dita në ditë. I krijuar në vitin 1970 në fshatin Dragot të Tepelenës  nga mësuesi i shkollës se mesme Demir Zeka ,kjo skuadër fillimisht u kompletua me vajzat e shkolles 8-vjeçare  dhe më mbrapa  freskohej e rifreskohehej me gjimnazistet nga shkolla e mesme e fshatit  e krahina dhe më vonë nga qytetet  Memaliaj e Tepelenë.

Fitoren e parë ky ekip  modest  do ta shënonte në qytetin e Elbasanit në takimin e zhvillur në vitin 1973 midis shkollave  8-vjeçare në Spartakiadën Kombëtare te Pionierit. Falë lojës spektakël  të këtyre vajzave kjo skuadër e re e drejtuar mësëmiri dhe nga trajneri i saj Demir Zeka të njëzet takimet që zhvilloi të njëzeta  i fiton, kurse njerin prej  tyre me rezultatin 3 me0.Skuadra luajti me këto lojtare;Zeliha Kasneci, Natasha Shehu ,Lumturi Zeka, Margarita Kasneci , Burbuqe Islami e Vitori Liçi organizatore Raime Caçi dhe Lumturi Laze. Nga kjo kohë e në vazhdim loja e këtij ekipi u ngrit  e forcua  nëpërmjet  stërvitjes profesionale intensive komplekse dhe kolektive. Kjo skuadër në ndeshjet  kualifikuese që zhvilloi në Lezhë në vitin 1974 me rezultatet e arritura siguroi dhe daljen për herë të parë në kategorine  e parë për të rejat  në vend.Gjatë këtyre takimeve ky ekip do të shquhej jo vetëm për mënyrën e lojës së shpejtë por dhe kompaktësine  që tregoi   duke kapur ç’do hallke  ku i solli dhe fitoren e ç’do takimi. U aktivizuan këto lojtare Shqionja Daci  Behani e Tatjana Hita, Pranvera Dule, Aida Kasneci,  Leonora Islami,  Valentina Shehu, Lindita Muka, Merjeme Kora,Leonora Halili, e Trëndafile Zeka. Duke vazhduar më tej  ky ekip  në  vitin 1982 do të arrinte kulmin kur në rrethin e Tepelenës u luajt Kampionati  Kombëtar i Volejbollit për të rejat  te shkolla “Avni Rustemi” në prani të mbi 2-mijë shikuesve, ardhur nga  të gjitha trevat .

E mbështetur edhe nga tifozeria e zjarrtë kjo skuadër  të gjitha takimet që zhvilloi i fiton, përjashto atë me Partizanin . Fiton me Flamurtarin e  Vlorës 3: 0. Luftëtarin e Gjirokastrës 3 : 0. dhe Apollonine  e Fierit 3 : 0.dhe humbet atë me Partizanin. Sportdashesit  Tepelenas nuk kanë për ta harruar kurrë lojën e bukur  që bëri kjo skuadër  qysh  nga kapja që i bënte topit të parë ngritjen në pikat e duhura  afër rrjetës dhe  gjuajtjet e forta e të shpejta dhe të pakapshëme. Loja  energjike dhe plot talent e  ketyre vajzave dhe pikët që shënuan ,krijuan para tifozerisë ovacione te papërmbajtura ku për ti nderuar   këta lëshuan me qindra pëllumba të cilët fluturuan mbi qiellin blu të këtij qyteti,ku së bashku me thirrjet e zjarrta ,përshëndetën këto volejobolliste pasionante ndaj lojës spektakël që bënë.Ekipi ne 1984 përbëhej nga këto lojtare: Marjeta Kasneci kapitene,Shqiponja Daci,Stoli Shehu , Pranvera Dule, Aida Kasneci, Valentina Shehu, Vitori Islami (Liçi)organizatore,Leonora Islami,Arjana Muka,Marjana Bisha,Alma Islami,Shqiponja Beqaj,(Dogani)Eranda Tahiri,Vjollca Mema,Fatbardha Murati dhe Irena Sotiriu nga Memaliajt e cila luante dhe me ekipin kombëtar për të reja.Pak muaj më vonë ky ekip në takimin  e zhvilluar në Korçë për kualifikim kombëtar  zë vendin e katërt. Dhe në vitin 1984 Ekipi i Minatorit të Tepelenës  del në Kategorine  e parë. Kështu më së fundi pas 14 vjetësh kësaj skuadre ëndrra i bëhet realitet. Dhe ky triumf e ky kualiikim që arriti kjo skuadër volejbolli në rrang kombëtar qe shpirti i garës së këtyre  vajzave por dhe impenjimi i trajnerit, përkrahja nga familjet  si dhe mbështetja nga banorët e fshatit krahinës dhe gjithë rrethit.

Nga kjo kohë e në vazhdim këtij ekipi i vihen në dispozicion një autobuz  i mirembajtur  nga shoferi Turabi Shehu, kompletohet me uniformë, i bëhet fusha dhe stadiumi  i vogël  në Dragot,si dhe paiset me bazën e nevojshme  materiale ndihmë kjo nga ish  Kom-Ekz i rrethit që iu dha ekipit prej 500 mije lekësh.U ndihmua nga i paharruari dhe i palodhuri Taip Xhihani, ish  shefi i Klubit Sportiv të rrethit Tepelenë  e  Zenjebi Zeka organizator .Natyrisht  një ndihmese  këtij ekipi i dha dhe Federata Shqipëtare e Futbollit(F.SH.F.)dhe kryetari i saj i nderuari zoti Kristaq Miço, drejtoir i stadiumit” Qemal Stafa”Tiranë zoti Ylli Tare me një prejardhje denbabaden fisnike nga fshati Dragot i Tepelenës,si dhe shefi i bazësë së mjeteve  kombëtare  Kasëm Seferi. Kështu për herë të parë në vitin 1984 Ekipi i Minatorit të Tepelenës  në volejboll  për femrat fillon takimet e Kampionatit me vajtje – ardhje.Meritë për këtë ekip ka dhe i madhi Kreshnik Tartari ish  trajneri i ekipit Dinamo në volejboll për femra dhe trainer i ekipit kombëtar si dhe i mirenjohuri  i ekipit të dinamos për meshkuj ne volejboll Vangjel Kaja,të cilët  herë pas here  ndihmonin këtë ekip duke  i trajnuar me metoda shkencore stervitore.

Të gjitha takimet e luajtura  në fushën  e vet  nga fillimi  e deri në fund  ky ekip  i fitonte kujton ish  lojtarja e kësaj skuadre Vitori Islami (Liçi)! Midis tyre  ka qenë dhe takimi me  Krutjen e Lushnjes  i cili përfundon 3 me 0.E pa besueshme pasi ky ekip  kishte  vite në këtë kategori.!Trajneri i Krutjes nga njera anë i dëshpëruar për humbjen e nga ana tjetër i inatosur me shprehjt e trajnerit  të skuadrës kundërshtare i cili gjatë lojës u thërriste  vajzave me zë të lartë;”shpejt  vajza shpejt  mos e lëshoni lojën se po u zgjuan këto male e ra dielli në fushë e humbëm ndeshjen”.Dhe këto vajza e fitojnë takimin 3 me 0! Pas ndeshjes  miqtë u ftuan  për dreke nëpër shtëpira.Mikepritjen me të gjitha nderet dhe lezetet  sipas traditës labe.Së bashku me tre shokë trajneri  mik  shkon për drekë te shtëpia e  trajnerit  te  minatorit.Gjatë drekës  trajneri  i Krutjes rrinte i“zëmëruar” ulur në tavoline ai as  nuk  fliste e as  nuk hante?!.. I zoti i shtëpisë e shikon dhe me takt  ndërhyn  e me të qeshur i thotë”O re mik po ti ha se edhe 100 herë të vish   këtu ti nuk fiton dot  mes këtyre maleve, ndaj kthellohu se ju hakun do ta merrni  kur ne  të vijmë ne Krutje! Dhe vërtet takimin e kthimit ekipi i Minatorit të Tepelenës e humbet 3 me 0. Në  mbarim  te ndeshjes sipas zakonit miqtë nga Krutja e Lushnjes u shtruan  një drekë të paharrueshme duke i nderuar dhe respekruar sipas traditës dhe zakonit Lushnjar.Ky ekip  për vite  luajti  me skuadrat e  e mirenjohura të atyre viteve si Flamurtari i Vlorës, Apollonia e Fierit, Krutjen e Lushnjes, Tomorri i Beratit dhe Luftëtarin e Gjirokastrës  e me lojërat  e tij të bukura la mbresa dhe kënaqësi para sportdashësve Tepelenas dhe mbarkombëtar.Sot ai nuk egziston, ka 25 vjet që ky sport  eshtë harruar.? Pse? Cudi !… Mundësite  egzistojnë  dhe talente  ka, ato nuk mungojnë. Tepelena ka plot  djem  dhe vajza e  për ta arritur këtë duhet impenjim  si nga njësite  administrative po ashtu dhe ai bashkiak,për ta krijuar një skuadër volejbolli  si dikur ku   emri i  skuadres se Minatorit të Tepelenës në Volejboll   u kthye në simbol dhe skaliti gjurmë të paharrueshme në gjerdanin e sportit Shqiptar. Ndaj dhe sot ata ndihen  krenare për atë ç’ka bëri e dha  kjo skuader  shekullin e kaluar.

Demir Zeka, trajner i ekipit Vojelbollit Minatori

3 komente në “DOSSIER/ Ekipi i Minatorit të Tepelenës për femra dhe gjurmët e tij në volejbollin shqiptar”

  1. CUBELI says:

    Ti paske rrjedhur fare mor i shkret,e kujt i plasi per Minatorin (volejboll femra),1970????!!!!!,ne s’na fujtohen me ekipe te medhaja sidomos ne futboll,ti na shkruan nje faqe gazete per nje skuader qe luante vetem fshatrave.

  2. capi dhia says:

    CUBELIT ose ka… me nyje.
    Mero c jane keto qe na shohin sit, njerez, femra, gra, motra, nenat tona te dlira e te mira, si i ka bere natira?, apo CUBEL TRAPI, qe gojen e hapi, lapsin ne dore mori, me dy rreshtat qe shkroi, veten e tij permori. Cub nuk je, e cub hiqesh, sa te plakesh, ndofta piqesh. Ne mos u pjeksh, ne koke u dhjefsh. Zagar.

  3. Moza says:

    Mire ka bere autori qe kujton punen pasionante te njerezve per volejbollin nder vite. Nderime organizatoreve dhe vajzave te ekipit!
    Se mungon idealizmi dhe gjithcka lidhet me pagesat,kjo tradite me kete skuader dhe me sportet ne provinca humbi. Talentet nuk mungojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje