Shuplaka e fortë ndaj Armand Dukës!

5 Prill 2017, 22:19Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Armando Duka ka marrë një shuplakë të fortë ditën e sotme në zgjedhjet për tu bërë pjesë e Komunitetit Ekzekutiv në UEFA.

Duka i cili e kishte përgatitur festën pas fitores ku shumica e mediave ishin gati për të përcjellë me eufori triumfin e tij, ngelën me gisht në gojë.

Numri një i institucionit shqiptar arriti që të renditej në vëndin e 9-të, duke humbur me tre vota, çka ja bëri më të dhimbshme shuplakën e marrë.

Ai arriti që të bëjë një fushatë të fuqishme për të marrë këtë sukeses duke menduar se do t’i kuronte imazhin e tij në Shqipëri.

Por, nuk mund të bëhet një njeri si ai, anëtar i Komunitetit Ekzekutiv në UEFA.

Një përson që nuk i ka sjellë asnjë të mirë futbollit shqiptar.

Një njeri i cili këtu tek ne njihet vetëm për dallaveraxhi dhe marrdhënie të mira me presidentët e klubeve që janë dhe ortak të tij.

Një njeri i cili e ka zhytur futbollin në kaos ku e përcakton vetë ai fituesin e kampionatit.

Një person që nuk i pëlqen futbolli i ndershëm, duke penalizuar qëllimisht ekipet që janë kundra tij për të mos i lënë të arrijnë objektivat.

Është një person që kërkon të marrë merita që nuk i takojnë aspak në lidhje me kualifikimin e kombëtares shqiptare në europian.

Është i vetmi president që 90% e mbështetësve të kombëtares nuk e shikojnë dot me sy, ku dhe për shkak të tij kanë bojkotuar mbështetjen ndaj kombëtares shqiptare për shkak të pabesive që ai i ka bërë.

Ndaj dhe UEFA i dha një shuplakë të fortë, pavarsisht shpenzimeve marramëndëse që ai bëri dhe mbështetjes mediatike të cilën ai e kontrollon në masë të madhe.

Tipa si ky dinë të fitojnë vetëm nën tavolinë dhe me pisllëqe!

Tipa si ky nuk e meritojnë një post në UEFA!

11 komente në “Shuplaka e fortë ndaj Armand Dukës!”

  1. Argenti says:

    Analizë mëse e saktë nuk kam as ça ti shtoj e as ça ti heq

  2. Lakja says:

    Vetingu o do behet o do behet!

  3. ai ai says:

    e para per gazetarin..
    ‘ KURONTE IMAZHIN’ ???? O gazetar shikoje dhe nje here kete term se nuk shkon ne shqip….mos perkthe fjale per fjale nga frengjishtja kete shprehje.. se ne shqip fjala ‘ kurim’ nuk ka te njejtin kuptim si ne thenien franceze per imzhin..

    e dyta…
    i paskan shkuar kot disa mijra euro ketij kaushit tone per te blere ato vota qe pati.. se ne fund nuk fitoi..
    Ky eshte nje person delenxhi.. matrapaz per te mos thene ordiner fare.

  4. Edkari says:

    Nuk e meriton as ne FSHF e jo me lart.
    nejse vari lesht.

  5. antonio says:

    Le te mblidhen te gjithe presidentet dhe traineret e klubeve shqiptare kunder ketij dallaverexhiu te pa skrupullt dhe ta shporrin ate nga FSHF-ja!
    Te bojkotohet kampionati deri sa te shporret ky plehre!

  6. Teli says:

    Bre,mezi ke pritur more zoteri te besh kete aktakuze more Fatjon! A ishe vjet ne Europian?

  7. alex says:

    kisha shume kohe qe ne komentet e tua shihja nje cmire dhe mendjemadhesi por sot e vulosa perfundimisht qe ti nuk vlen per asgje per tu diskutuar je nje zero me bisht o cunaku me ore dore ne te djathte. xhan o KOCI i teta sofkes

  8. ylli says:

    Nuk kuptoj pse botohen shkrime te tilla per shuplaka ne nje gare te cilen edhe mund ta humbesh. Dhe perfundimi qe tipa te tille fitojne vetem nen tavoline nuk eshte normal. Armando Duka eshte i zgjedhur si president i federates dhe persa kohe ai eshte i tille eshte sukes per futbollin Shqiptar te konkuroje perballe federatave te tjera qe jane shume me mire ne rezultatet futbollistike. E pergezoj per ambicjen qe te jete pjese e egzekutivit te UEFA_s dhe suksese ne heret e tjera per cdo pjestar te federates shqiptare.

  9. Berti says:

    Na flliqi ky plera Dhe blyzet e komtares nuk i beri sakt Imagjino ça plerash

  10. Miri says:

    Duka! Je njeri i perkushtuar per te miren e futbollit shqiptar. Te lumte cfare ke bere per ecurine e futbollit
    Nje humbje qe te nderon Dhe kete ta them me sinqeritet. Do kesh mbeshtetjen tone gjithnje.
    Ne kete artikull del dhe nje here qe SHQIPTARI per shqiptarin eshte………
    Cfare kenaqesi ndjen artikullshkruesi per humbjen e je shqipatri. Per turp ta kete
    Megjithese nuk te njoh personalisht: Urimet me te mira per ecurine e futbollit shqiptar

  11. aurel api says:

    te renditesh i nenti ne nje gare te tille, nuk quhet shuplake Fatjon. Quhet ” humbje me dinjitet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje