Ledian Memushaj është gjobitur për herë të dytë këtë edicion, për shkak të sjelljes së gabuar, duke dhënë shembull të keq si kapiten.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është gjobitur me 1500 euro.
Kjo ndodhi për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Milanit, pas kritikave të tij ndaj vendimeve të gjyqtarit, duke treguar kështu shembull të keq si kapiten tek pjesa tjetër e lojtarëve.
Kujtojmë se Memushaj ishte ndëshkuar për herë të parë me një gjobë të ngjashme në mars, pas sfidës të humbur ndaj Chievos ku kishte marrë karton të verdhë.