Partizani ka rinisur sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Luftëtarit.
Atmosfera në skuadërën e kuqe është mjaft pozitive pas suksesit të rregjistruar ndaj Skënderbeut.
Seanca e parë e javës së përgatitjeve për Luftëtarin është zhvilluar në orën 14:00 në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë dhe në urdhrat e trainerit Starova kanë qenë prezent të gjithë lojtarët.
Stafi mjekësor ka monitoruar përgjatë seancës së sotme grupin dhe gjendja e lojtarëve paraqitet pozitive, ndërkohë që për sfidën e radhës do të mungojnë Torassa dhe Trashi si pasojë e skualifikimeve me kartonë.
Seanca e radhës do të mbahet sërisht në orën 14:00.
Kujtojmë se përballja ndaj Luftëtarit do të çelë edhe fazën e 4 të Kategorisë Superiore .