Ibrahimovic drejt Los Angeles Galaxy

4 Prill 2017, 19:43Sport TEMA

Sezonin e ardhshëm Zlatan Ibrahimovic do të luajë Los Angeles Galaxy. Fox Sports nuk lë vend për dyshime.

35-vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën në Major League Soccer amerikane. Pavarësisht se te Manchester United janë gati ti ofrojnë rinovimin edhe për një vit, sulmuesi suedez synon të transferohet përtej Atlantikut.

Televizioni amerikan dha edhe detajet e transferimit, duke theksuar se Ibra do të largohet nga “Old Trafford” për të firmosur kontratën më të shtrenjtë në historinë e MLS-së.

Oferta është faraonike, megjithatë shifra mbetet ende sekrete. Ajo që mund të thuhet është se klubi kalifornian do ta paguajë sulmuesin më tepër se ish-yllin e skuadrës, David Beckham, që gjatë aventurës te Los Angeles Galaxy përfitonte rreth 50 milionë dollarë në sezon.

Përfitime financiare që mund të justifikojnë faktin se Zlatan Ibrahimoviç do të vendosë të shkëputet nga futbolli europian pa e fituar asnjëherë Champions-in, trofeun që i mungon një karriere të jashtëzakonshme si ajo e suedezit./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje