Eldense trukoi ndeshjen e humbur 12-0 me Barcelona B

4 Prill 2017, 17:25Sport TEMA

Trukimet mbeten problematika më e madhe e futbollit botëror. Së fundmi në Spanjë në qendër të furtunës është vënë ndeshja e katëgorisë së dytë ndërmjet Eldenses dhe Barcelona B.

Skuadra mike, e cila ka humbur edhe shpresat matematike për të mbijetuar u mposht me rezultatin 12-0 nga “blaugranat” kryesues.

Një rezultat që u shoqërua me akuza për manipulim të rezultatit. Në fundin e ndeshjes, disa futbollistë të Eldense-s shpërthyen në lot, por dyshimet erdhën nga sjellja e klubit. Menjëherë pas ndeshjes u pezulluan stërvitja dhe të gjitha aktivitetet e ekipit të parë.

Ndërkohë, sulmuesi Cheikh Saad foli për trukimin, duke deklaruar se u la jashtë formacionit pikërisht sepse nuk ishte pjesë e skemës mashtruese. Ai deklaroi se “të përfshirë në manipulimin e rezultatit janë katër futbollistë të Eldense-s”, me të cilët kishte debatuar ashpër në dhomat e zhveshjes, por pa përmendur emra. Saad tha se edhe trajneri ishte në dijeni të trukimit të ndeshjes dhe se në situatën e krijuar kishte refuzuar të hynte në fushë si zëvendësues. Përveç trajnerit dhe lojtarëve, në bankën e të akuzuarve është edhe grupi i investitorëve të ekipit nga Italia.

Gazeta “Marca” shkruante se kontrata me sponsorët u anulua, ndërsa presidenti i Eldense-s deklaroi publiksht se dyshon që pas trukimeve fshihet grupi i investitorëve italianë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje