Daniel Godelli, kampion i Europës; medalje ari në Split

5 Prill 2017, 21:49Sport TEMA

Europiani i peshëngritjes ka sjellë medaljen e parë të artë për Shqipërinë me provën fantastike të Daniel Godellit, që u shpall kampion kontinental në turneun që po zhvillohet në Split.

Sportisti kuqezi arriti të fitojë konkurrencën me shqiptarin tjetër të pedanës Erkand Qerimaj, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në shkëputje, ndërsa shkodrani përfundoi i gjashti.

Askush nuk e priste në arenën e Splitit që pas dy tentativave të dështuara me 156 dhe 158 kilogramë, Godelli të ngrinte në provën e tretë peshën 161 kg. Gëzimi i ligjshëm i protagonistit kuqezi gjeti jehonë dhe mes tifozëve në Split.

Daniel Godelli u pezullua me dy vjet pas botërorit të Kazakistanit në vitin 2014 për shkak se rezultoi pozitiv me doping. Ai kishte gjurmë të substancës stanozolol në testet e anti-dopingut dhe kjo i kushtoi shumë.

Ndërkohë Romela Begaj e cila në Split regjistroi aktivitetin e parë pas pezullimit për të njëjtin shkak, e mbyll pa medalje garimin në Europianin e Splitit.

Begaj garoi në peshën deri në 69 kilogramë, duke e filluar si pretendente garën në shkëputje por në vendin e katërt në këtë kategori, dhe të gjashtin në shtytje.

Të enjten është prova e radhës për një tjertër shqiptar në pedanë, Krenar Shoraj i cili do të garojë në peshën 85 kilogramë.

1 komente në “Daniel Godelli, kampion i Europës; medalje ari në Split”

  1. Kelmendi says:

    Te lumte Daniel!! Te lumte dhe faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje