Briken Calja, medalje bronzi në Europianin e Splitit

4 Prill 2017, 23:43Sport TEMA

Briken Calja fiton medaljen e bronztë në stilin e shtytjes për kategorinë 69 kg në kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Split të Kroacisë. Kuqeziu i shtangës ngriti 175 kg në këtë stil dhe nëse do të ishte treguar i saktë të paktën në një provë në stilin e shkëputjes, ku tentoi që në fillim 145 kg, do të ishtë shpallur nënkampion Europë në dygarësh. Strategjia ndoshta e gabuar dhe emocionet mbeten pengu i 27-vjecarit, që rezultoi i vetmi konkurrent që nuk u klasifikua në shkëputje dhe dygarësh. Gjithsesi Calja i siguroi medaljen e vetme Shqipërisë në këtë europian, ku pretendimet e përvec rastit të shtangistit nga Shtërmeni ishin modeste. Në stilin e shtytjes medaljen e artë e fitoi francezi Matam me 180 kg, ndërsa i dyti për medaljen e argjendtë u rendit Robert Joakim me 176 kg.

Briken Calja deklaroi fillimisht 142 kg në shkëputje, por preferoi ta nistë garën me 145 kg. Fatkeqësisht nuk arriti të ishte i sukseshëm në asnjë provë. Në shtytje Calja ruajti qetësinë dhe ngriti në provën e parë 170 kg, ndërsa në të dytën 175 kg, por dështoi në provën e tretë në 178 kg.

Kampion Europe në dygarësh u shpall francezi Bernadin Matam 320 kg, medalja e argjendtë shkoi për rusin Olegn Chen me 119 kg, ndërsa të Bronzit e mori gjermani Robert Joakim me 317 kg.

1 komente në “Briken Calja, medalje bronzi në Europianin e Splitit”

  1. demo says:

    Prape deshtim nga tafmaja e madhe.Keta peshengrites nuk duhen lene ne dore te trajnereve karderra injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje