Skëndërbeu fiton gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Teutës

6 Prill 2017, 21:07Sport TEMA

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të vuajtur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Teutës. Korçarët, ndonëse favoritë në këtë sfidë, nuk shfaqën formën e pak ditëve në parë në duelin ndaj Partizanit dhe për të shkuar disi më të qetë në takimin e kthimit iu nevojit një supergol i Kristi Vangjelit në minutat e fundit të sfidës.

Pjesa e parë kishte më shumë duele në mesfushë se sa raste të pastra për shënim, në një stadium pa atmosferë për shkak të dënimit të korçarëve për të luajtur një ndeshje pa tifozë.

Ritmi u rrit disi në fraksionin e dytë të lojës, me skuadrat që prodhuan më shumë mundësi shënimi, pasi Skënderbeu u orientua drejt sulmit duke i lënë hapësira kundërzbritjeve të rrezikshme durrsake, shkruan panorama.

Por takimi  u vendos nga një veprim i shkëlqyer individual i Vangjelit i cili tregoi klasin e tij me një goditje të pakapshme nga jashtë zonës. Një gol që qetëson Dajën dhe i jep një avantazh të rëndësishëm korçarëve për ndeshjen e kthimit më 19 prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje