Bayerni i Mynihut po synon të blindoj mesfushorin Thiago Alcantara.
Interesimi i Manchester Cityt dhe Barcelonës për lojtarin spanjoll, ka alarmuar drejtuesit e kampionëve të gjermanisë.
Këta të fundit janë të gatshëm ta bllokojnë lojtarin duke i ofruar një kontratë deri në vitin 2021, shkruan Calcimercato.
Madje, me kontratën e re, Bayerni synon ta bëj spanjollin lojtarin më të paguar në ekip.
Alcantara ka qenë pjesë e Barcelonës nga viti 2005 e deri më 2013 kur u transferua te Bayern Munich.
Spanjolli ka kontratë me gjigantin nga Bundesliga deri në verën e vitit 2019, dhe paguhet rreth 8 milionë euro në sezon.