Vila: Ndaj Luftëtarit të bëjm detyrën , marrjen e 3 pikeve

7 Prill 2017, 13:47Sport TEMA

Partizani do të përballet nesër kundët Luftëtarit, sfidë që të kuqtë do të synojnë të marrin tre pikëshin.

Në konferencën për shtyp, Emiljano Vila, u shpreh se skuadra do të hyjë në fushë vetëm për një qëllim fitoren.

“Është e vërtet Luftëtari ka një ekip mjaft të mirë, humbja jonë e fundit ka qenë pikërisht ndaj Luftëtarit, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Kampionati ka ardhur në një fazë që nuk mund të bëjmë më hapa falls, ndaj besoj se nesër do të bëjm detyrën dhe të kalojm pozitivisht edhe kundërshtarin e radhës. Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një ashtu si ndaj Skënderbeut që konsiderohej një finale edhe 9 sfidat e mbetura do të jenë të gjitha finale për ne. E kemi vlerësuar Luftëtarin për vetë organikën e lojtarëve që ka në dispozicion. Edhe nesër secili nga lojtarët që do të jetë në fushë duhet të zbatoj detyrat që do ti ngarkoj traineri. Nuk do të kemi në dispozicion dy lojtarë Trashi dhe Torassa ,por të gjithë ne duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje . Kampionati ka ardhur në një pikë ku tashmë nuk lejohen më hapa falls , shpresojmë që edhe nesër të arrijm një tjetër rezultat pozitiv dhe të kënaqim tifozët”

Sa i përket përballjes ne Skëndërbeun ku të kuqtë fituan, por që nuk luajtën një lojë të mirë Vila tha se tashmë e rëndësishme është të marrësh tre pikët.

“Për ndeshjen ndaj Skënderbeut është komentuar shumë që Partizani nuk ka zhvilluar një lojë të mirë , por ky është kampionati , po të shihni takimet që kemi zhvilluar me Kukësin në Elbasan dhe me Skënderbeun në Korçë ne kemi dominuar , por në fund nuk kemi marrë atë çka meritonim . Për mendimin tim në këtë moment e rëndësishme janë 3 pikët ,pasi nëse i marrim të plota na çojnë drejt titullit. Edhe pse Skëndërbeu tashmë është distancuar 5 pikë nga kreu mendoj se kampionati ka ende shumë ndeshje dhe përderisa matematika e lejon normale që edhe Skënderbeu mbetet ende në garën për titull”

Në fund mesfushori durrsak foli dhe për përballjen direkte kundër Kukësit.

“Përsa i përket duelit me Kukësin kemi ende edhe disa ndeshje përpara se të përplasemi me ta , por për momentin jemi të fokusuar vetëm tek ndeshja me Luftëtarin, duhet të mendojmë vetëm për takimet e radhës. Kam besim se ndeshjen nesër do e zgjidh Ekuban” përfundoi Vila

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje