Partizani mbyll përgatitjet për sfidën kundër Luftëtarit

7 Prill 2017, 17:14Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund sot përgatitjeve në prag të takimit ndaj Luftëtarit i vlefshëm për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Seanca e fundit u zhvillua në orën 14:00 si zakonisht në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” të Pezës.

Traineri Starova ka testuar për të fundit herë gjendjen e grupit, ndërsa seanca e fundit ka qenë e fokusuar më shumë në aspektin tekniko-taktik.

Trashi dhe Torassa do të jenë dy mungesat e konfirmuara për sfidën ndaj bluzinjve. Në përfundim të përgatitjeve, skuadra i është drejtuar në rezidencës së saj, ku do të qëndroj deri në momentin që do ti drejtohet stadiumit “Seman Stërmasi”.

Takimi Partizani – Luftëtari do të luhet ditën e shtunë në orën19:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje