Hallaçi: Nuk e kemi mendjen tek Partizani. Skëndëerbeu ende në garë për titullin

7 Prill 2017, 14:58Sport TEMA

Kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka deklaruar se ekipi i tij do t’i marrë ndeshjet një e nga një për të arritur objektivin final që është titulli kampion.

Në një prononcim për “Supersport”, Hallaçi foli për ndeshjen e rradhës që është kundër Vllaznisë, duke u shprehur se objektivi i vetëm do të jetë marrja e tre pikëve.

“Vllaznia ka trajner dhe lojtarë shumë të mirë. Por neve nuk na lejohen  hapa të gabuar. Respekt për fanellën dhe emrin e Vllaznisë, por neve na duhet të marrim patjetër tri pikët.”

Ndërkohë, sa i përket duelit direkt kundër Partizani, Hallaçi shtoi se shpreson që verilindorët të jenë disa pikë para deri në këtë përballje.

“Ne kemi dëshirë të jemi me disa pikë më shumë në ndeshjen direkte me Partizanin. Forca jonë bazohet te grupi, por kuptohet takimet duhet t’i marrim një e nga një  pa e patur mendjen te Partizani.”

Në fund Hallaçi tha se pavarasisht humbjes me Partizanin, Skëëndërbeu është ende në garë për titullin kampion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje