Interi gati 150 mln Euro për merkaton

8 Prill 2017, 15:16Sport TEMA

Interi bën gati milionat. Merkato e verës pritet të jetë shumë aktive për klubin zikaltër. Periudha e gjatë jo fort pozitive që ka kaluar skuadra, me shumë gjasa pritet të përfundojë. Do të ketë largime dhe afrime, në mënyrë që Interi ti rikthehet denjësisht luftës për titull kampion në Itali, por edhe garës në kupat e europës. Drejtuesit e klubit i kanë idetë e qarta, në lidhje me Interin e së ardhmes dhe për ta vënë në zbatim planin e tyre, kanë përgatitur dhe një fond që kap shifrat e 80 milionë Eurove, por po të shtosh edhe futbollistët që priten të largohen, kjo shumë  shkon në 150 milionë Euro.

Në listën e atyre që pritet të bëjnë gati valixhet janë, mbrojtësi Jeison Murrilo dhe dy mesfushorët Ever Banega së bashku me kroatin Marco Brozovic. Largimi i tyre do ti sjellë të ardhurat e mjaftueshme zikaltërve për të realizuar një merkato cilësore. Në krye të listës së dëshirave qëndron, mesfushori i kolumbian i Realit të Madridit, James Rodriguez, i cili kohët e fundit  ka shfaqur pakënaqësi për minutat e pakta që i janë vënë në dispozicion tek “Los Blancos”. Gjithashtu transferime  të rëndësishme do të ketë edhe në repartet e tjera./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje