Premier League/ Manchester City bën detyrën ndaj Stoke City

8 Prill 2017, 18:30Sport TEMA

Manchester City ka arritur që të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në përballjen kundër Hull City.

Vendasit arritën që të triumfojnë me rezultatin 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Etihad”

Golat për Manchester Cityn i realizuan Aguero, Fabian Delph dhe autogol nga Ahmed El Mohamady, ndërsa për miqtë shënoi Andrea Ranocchia.

Pas kësaj fitore, City ka shkuar në kuotën e 61 pikëve, 11 më pak se Chelsea, që pas pak përballet me Bournemouth.

Një fitore të rëndësishme mori dhe Liverpuli në transfertë përballë Stoke City.

Ekipi i Jurgen Kloop fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1, falë golave të shënuar nga ana e Coutinho dhe Firmino.

Rezultatet e Premier League.

Tottenham 4-0 Watford

Manchester City 3-1 Hull City

Middlesbrough 0-0 Burnley

Stoke City 1-2 Liverpool

West Brom 0-1 Southampton

West Ham 1-0 Swansea

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje