Porteri i skuadrës së Partizanit, Mario Dajsinani, ka shkuar në provë tek ekipi i Vitesse në Holandë.
18-vjeçari i cili është një nga portierët më premtues për të ardhmen ku është pjesë dhe e kombëtares shqiptare U-21.
Prova për gardianin shqiptar i është siguruar nga ish lojtari i njohur i kombëtares, Altin Lala, i cili e ka shoqëruar vetë Dajsinanin në Holandë.
Lala në të kaluar ka transferuar tek Vitesse dhe mesfushorin Milot Rashica.
Kjo është një mundësi e artë për portierin e Partizanit, Mario Dajsinanin, që në ato ndeshje që është aktivizuar ka bindur me performancën e tij.