Juventusi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Kievon.
Kampionët e Italisë kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në javën e 31-të në Serie A, në ndeshjen që u zhvillua në “Juventus Stadium”.
Dy golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga, Masimilano Alegri i shënoi sulmuesi Gonzalo Higuain në minutat 23-të dhe 84-të.
Pas kësaj fitore, Juvevntusi ka shkuar në kuotën e 77 pikëve, nëntë më shumë se Roma, që nesër luan me Bolognan.