Një tjetër skuadër angleze shfaq interes për Alexandre Lacazzete. Forma e mirë fizike dhe golat e shumtë që po realizion, kanë bërë që sulmuesi i Olympique Lyon të vihet në qëndër të vëmendjes nga disa klube të mëdha europiane. Në Angli pas Arsenalit, në garë për të pasur në dispozicion shërbimet e tij është vënë dhe Manchester City. Trajneri i Citizens, Pep Guardiola kërkon të përfërcojë repartin e avancuar për sezonin e ardhshëm dhe sipas tij Lacazette është njëriu i duhur.
Tekniku katalanas e admiron stilin e lojës së 25-vjecarit dhe është i mendimit që do ti japë një ndihmesë shumë të madhe skuadrës, në arritjen e titullit kampion për sezonin e ardhshëm. Në total këtë vit, Lacazzete numëron 38 paraqitje me fanellën e Lyon, nga ku ka arritur të realizojë 30 gola. Francezit i kanë mbetur edhe 2 vite nga skadimi i kontratës së tij, por ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit që nuk ka ndërmend ta rinovojë marrëveshjen. Në merkaton e verës pritet të zhvillohet një garë e fortë mes skuadrave që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e Alexandre Lacazzette.