E ardhmja e Massimiliano Allegrit do të vazhdojë të jetë te Juventusi. Beppe Marotta drejtori i përgjithshëm i bardhezinjëve në një intervistë ka konfirmuar qëndrimin e Allegrit duke blinduar në një farë mënyre trajnerin livornez emri i të cilit është lidhur shpesh gjatë kësaj periudhe me skuadra të tilla si Arsenali apo edhe Barcelona. Allegri ka një kontratë deri në vitin 2018-të me ne, por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai sapo ka nisur një cikël me Juven dhe ky cikël nuk ka përfunduar, deklaroi fillimisht Marotta. Më tej drejtori i përgjitshëm shtoi: “Ne si klub duam të vazhdojmë bashkëpunimin me të pasi besojmë shumë te puna e trajnerit tonë”.
Juventusi është duke zhvilluar një sezon fantastik dhe për këtë meritat shkojnë të gjitha për Max Allegrin që po i udhëheq bardhezinjtë drejt titullit të 6-shtë kampion rradhazi në Itali, drejt një tjetër triumfi në Kupën e Italisë ndërkohë që skuadra piemonteze ka siguruar edhe kualifikimin në cerekfinalet e Championsit ku do të ketë përballë Barcelonën. Përsa i përket merkatos, Beppe Marotta zbuloi se te Juventusi në verë mund të afrohet mesfushori i Lyonit Tolisso. ” Është një lojtar interesant por ne duhet të bëjmë edhe vlerësimet tona në lidhje me anën taktike, deklaroi drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë./SS/