Manchester United ka mposhtur me rezultatin 3-0 Sunderlandin.
Pas dy barazimeve me radhë, Manchester Unitedi është rikthyer te fitorja në javën e 32-të në Premier League.
Për “Djajtë e Kuq” autorët e golave në këtë transfettë ishin Zlatan Ibrahimovic, Henrik Mkhitaryan, dhe Marcus Rashford që i siguruan tri pikë të vlefshme skuadrës së Jose Mourinhos.
Pas kësaj fitore Unitedi ka shkuar në kuotën e 57 pikëve, katër më pak se Manchester City që mbanë vendin e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.