Ora 16:45 ne Kukes. Djell i nxehte. Nje nga punonjesit e stadiumit shkoi te nderroje tavullen e cigareve te Safos. U tmerrua. E kuptoi qe dicka nuk shkonte. Kishte me shume bishta cigaresh, se ai kishte pare te lloto ne qender te qytetit, qe te gjithe e dine qe ka shume pune. Safo po turfullonte se llogarite nuk po shkonin si duhet.
“Duhet t’i bej une te gjitha. E pe si e priti ai portieri? Po ai mbrojtesi qe e hoqi topin afer portes e pe? Kur nuk futem dot une, rritet cilesia e kampionatit”, i tha gjysme me te qeshur te ftuarit qe kishte ne krah.
“Ajo ishte penallti. Ky arbitri me duket se nuk eshte me ne”, ia ktheu ai.
Aty Safo u terbua. Nuk e kishte menduar kaq thelle. Nuk e dha veten te miku, por nisi te beje komplote.
“Mos valle nuk eshte vertet me ne ky? Ta pyes nje here Mondin? Jo, jo. Nuk po i shkruaj, se Mondi eshte me mua. Ma ka premtuar”, tha me vete dhe u qetesua disi.
Filluan 45 minutat e dyta dhe kete here, Safo harroi te shikoje lojtaret kundershtare qe po luanin drejt, por u perqendrua te levizjet e arbitrit.
“E pe, lojtari pak centimetra jashte zones dhe nuk e dha penallti. Qenka kunder nesh ky vertet”, i tha mikut qe kishte ne tribune.
“S’ka gje, se jashte ishte. S’kishte ca bente arbitri”, ia ktheu ai.
Kjo pergjigje e terboi me teper Safon.
“Ky nuk qenka ne realitet fare”, tha me veten.
Mbaroi cdo gje ne barazim. Tani trofeu eshte me i veshtire. Punonjesi i stadiumit nuk u afrua fare te nderronte tavullen. Nuk kishte nevoje, por afroi aty koshin e pleherave qe t’i mblidhte me lopate. Safo zbriti shkallet me nxitim. Nuk dinte ku te futej me pare, te dhoma e arbitrit, te kundershtaret qe luajten drejt apo te lojtaret e tij qe nuk diten te bejne gol. Qendroi ne korridor dhe nisi te flase me nje nga drejtuesit, duke i bertitur qe ta degjonin te gjithe: –
“Nuk ka burre nene qe mos te me favorizoje mua. Edhe ata qe luajne drejt, duhet te kujtojne kohen kur u jepja “arsye” qe te luanin balet kunder meje”.
Nesti tentoi te dale nga dhoma ku ishte, por sapo e pa qe ishte Safo aty, u fut prape brenda.
“Dil, dil. S’ke faj ti. Nje here qe nuk e bej une formacionin, ja si dolet. Je i shkar…” nisi te thote, por e mbajti veten.
“Ne Durres, atje do te shohim ty”, vazhdoi, duke evituar ndonje mase drastike.
Pastaj i coi sms Mondit me whatsaap: – “Ta dija qe s’do me ndihmonin ne te gjitha ndeshjet, s’do kisha harxhuar kaq shume per shperblime. Ate arbitrin mos ta shoh me ne Kukes. Mos me dil nga llafi. Ti e di qe s’ka pse te fitoje me i miri”.
Mondi e lexoi (seen), por nuk i ktheu pergjigje…
Nga Ilir Bylmezi