Napoli ka mposhtur me rezultati e pastër 3-0 në “Olimpico” skuadrën e Lazios.
Napolitanët janë treguar shumë të fortë përballë Lazios, duke dominuar ndeshjen përgjatë gjithë 90-minutave.
Një tre pikësh i artë ky për skuadrën e drejtuar nga Sarri që hedh një tjetër hap të rëndësishëm për të marrë pjesë në “Uefa Champions League”, pasi tashmë distanca me Lazion është shtatë pikë.
Golat në këtë ndeshje për miqtë i shënuan Insigne që realizoi një dopietë në minutat 51-të dhe 90-të, si dhe Callejon në minutën e 25-të.
Një mbrëmje e keqe kjo për portierin shqiptar, Thomas Strakosha, që u aktivizua që nga minuta e parë.
Ndërsa për Hysajn ishte mbrëmje pozitive që gjithashtu u aktivizua për 90-minuta duke u ndëshkuar dhe me karton të verdhë.