Dybala: Mos më krahasoni me Lionel Messin

10 Prill 2017, 15:34Sport TEMA

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është duke shkëlqyer në Serinë A me fanellën e bardhezinjve duke u krahasuar shpesh herë dhe me homologun e tij argjentinas Lionel Messin.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjollë “Marca”, Dybala tha se nuk i pëlqejnë këto krahasime me Lionel Messin.

“E admiroj Lionel Messin, sepse ka fituar disa Champiosnn ndërsa unë ende ëndërroj për të parin. I kuptoj krahasimet që më bëhen me të, por unë nuk dia të jem Messi i ri apo Messi i ardhshëm. Si Messi apo Maradona nuk mund të ketë të tjerë, ai nuk më është shprehur kurrë se jam trashëgimtari i tij. Ai nuk flet shumë dhe ne nuk është se kemi patur marrëdhënie shumë të ngushta.”

Ndërkohë, i pyetur për të ardhmen e tij e cila është lidhur me një transferim të tij tek Reali ose Barcelona, Dybala u shpreh.

“Nuk e di, mund të ndodhin shumë gjëra. Ndihem  mirë në një ambient ku të gjithë më duan. Duhet të rritëm më shumë për të luajtur me Barcën apo Realin, kampionët e mëdhenj janë të tjerë. Nuk mjaftojnë vetëm fjalët që të ndihem futbollist i madh”, u shpreh Dybala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje