PSG-ja është duke menduar për të ardhmen. Në shënjestrën e kampionëve të frances ka rënë i riu i talentuar i Real Madridit, Marcos Llorente..
Llorente, luan në rolin e mesfushorit difensivë, dhe aktualisht është i huazuar tek skuadra e Alaves, në të cilën po shkëlqen me paraqitjen e tij, ku në 33-ndeshje deri më tani dhe ka shënuar tre gola.
Sipas të përditshmes spanjolle”AS”, lojtari pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane dhe kërkon që ai të rikthehet në “Santiago Bernabeo” në fund të sezonit.
Por, kjo varet edhe nga ardhmja e trajnerit francez, nëse do të vazhdojë të jetë trajner i “Los Blancos” edhe për sezonin e ardhshëm.
Në këtë mënyrë PSG-ja kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe është e gatshme të ofrojë 60-milonë euro për Llorenten.