Barcelona ka marrë një lajm mjaft të keq.
Ylli i skuadrës së tyre Neymar, do t’i mungojë katalanasve për tre ndeshjet e ardhshme, pasi u dënua nga ana e komisionit të disiplinës.
Braziliani u dënua për shkak të sjelljes ironike ndaj gjyqtarit në ndeshjen kundër Malagas.
Me këtë dënim Neymar do të jetë mungesa më e madhe e skuadrës së Barcelonës në “El Classico” kundër Realit të Madridit që do të luhet më datën 23-prill.