Adriano Galliani ka biseduar me drejtuesit e Barcelonës për spanjollin, Gerard Deulofeu
Paraqitjet e mira të Gerard Delofeut tek Milani, ka bërë që Barcelona të mendojë rikthimin e tij në “Camp Nou.”
Por, trajneri Vincenzo Montella, ka deklaruar se dëshiron që Milan të transferojë Deulofeun, pasi beson se ka të ardhme të madhe.
Administratori i kuqezinjve, Adriano Galliani wshtw shprehur se ka biseduar me drejtuesit e Barcelonës për Delofeun, por tha se vendimin do ta tregojë vetëm në qershor.
“Deulofeu? Në qershor ju do të dini, sepse nuk e di se çfarë do të ndodh në afatin kalimtar. Kam biseduar me drejtues të Barcelonës, por nuk do të ju tregoj se çka”, tha Galliani për Milan TV