Vetting-u, Bregu në Bruksel. Takime me Kukan, McAllister, Fleckenstein e me shefen e Bordit të ONM Calavera

11 Prill 2017, 11:14Politika TEMA

Ndërsa kriza politike është futur në një spirale të re, Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu është nisur drejt Brukselit.

Bregu ka zhvilluar një takim me kreun e komisionit të jashtëm në parlamentin europian, David McAllister, i cili është një prej zërave më të spikatur te partisë së kancelares gjermane Angela Merkel.

Pjesë e axhendës së Bregut në Bruksel janë edhe eurodeputetët Knut Fleckenstein e Eduard Kukan, Guy Verhofstadt, ish kryeministri belg i cili eshte nje prej zerave me te fuqishem per europen e bashkuar, si dhe përfaqësues të Partisë Popullore Europiane.

Bregu do të takohet edhe me shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, takim i cili zhvillohet pikerisht kur vettingu ka mbërritur në parlament dhe opozita ka deklaruar se nuk do të votojë ngritjen e organeve të vetingut.

1 komente në “Vetting-u, Bregu në Bruksel. Takime me Kukan, McAllister, Fleckenstein e me shefen e Bordit të ONM Calavera”

  1. Nn says:

    Te therasin ne Bruksel Bashen & Berishen (B&B) dhe ti mbajne aty nja tre muaj ne cmendine, sa populli te kryeje zgjedhjet, cadristet te kthehen ne njerez te lare e te hekurosur prane grave dhe femijeve te tyre, deputetet e opozites te kthehen ne parlament , pa Berishen por krenare, dhe te votojne Vetingun

    Me kismet nga korriku le ti kthejne, se pastaj do futen vet ne cmendine ketu qe ti shpetojne burgut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje