VIDEO/ Festa e çmendur e vajzave kuqezi, greket qajnë në fushë

11 Prill 2017, 16:59Sport TEMA

Pas vërshëllimës finale në stadiumin “Elbasan Arena”, vajzat kuqezi kanë nisur festën në fushën e lojës për këtë kualifikim historik në eliminatoret e Botërorit pas fitores 2-1 me Greqinë.

Përqafime pa fund dhe emocione të jashtëzakonshme për të gjitha protagonistet e këtij suksesi, të cilave u është bashkuar edhe stafi teknik me trajnerin Grima e zëvendësin Sinani. Më pas, një festë me flamurin shqiptar dhe vallëzime entuziaste në fushën e lojës apo para tribunës, duke marrë duartrokitje të merituara.

Ndërkaq, futbollistet greke ishin shtrirë thuajse të gjitha në fushën e lojës të dëshpëruara dhe në lot për kualifikimin që i iku nga duart për pak minuta.

3 komente në “VIDEO/ Festa e çmendur e vajzave kuqezi, greket qajnë në fushë”

  1. mall kristali says:

    suksese gocave…:) ?

    ku eshte festa e cmendur o gazekar

  2. Vasil Gjika says:

    Ku jane golat?
    Ky duhet te ishte lajm i pare.

  3. idliri says:

    ? ne fakt artikulli mund ta kishte titullin: Lumturia e futbollisteve shqiptare pas nje fitoreje te merituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje