Deputeti i PD sulmon ambasadorët: I hyjnë "qejfeve" si turku "punës"....

12 Prill 2017, 10:35Politika TEMA

Deputeti demokrat Luçiano Boçi sulmon ambasadorët e huaj në Tiranë, duke u shprehur se ose kanë ardhur për tu marrë me punën e tyre dhe me qejfet e tyre, ose për të kaluar ditët e pleqërisë diplomatike, dhe që të dyja palët i impresionon pushteti i radhës.

Njëherësh ironizon dhe sjelljen e tyre ndaj protestës së opozitës.

Tek ne në shumicë ka dy lloj ambasadorësh të atashuar:

Ambasadorë që e shohin Tiranën si “ëndrra e realizuar” dhe e konsiderojnë atë si pika më e lartë e karrierës së tyre, pas së cilës normal fillon zbritja e rrufeshme.

Këta nga qejfi i hyjnë “qejfeve” si turku “punës”, me vila e inagurime qeverie.

Ambasadorë që i kanë sjellë në Tiranën për të kaluar “ditët e pleqërisë” diplomatike.

Të dy llojet “i impresionon” pushteti i rradhës.

Këta rëndom na thonë: “…jeni shumë vend i bukur, jeni shumë mikëpritës e bujarë, “ju duam” shumë, por për të ardhur tek ne (Evropë) duhet të plotësoni 1,2,3,4,5…..kushte”, që nuk përfundojnë asnjëherë!!!

Ose për situatat politike theksojnë “…kjo gjë është e mirë, por është dhe e keqe…”!!!

Ose si këto ditë opozitës:

“E keni gabim sepse keni shumë të drejtë”!!!!

Nga këta lloje nuk ke çfarë pret!

Ka ikur koha e “big-ëve”, e diplomatëve të rracës si Ëilliam Ryerson, apo Geert Ahrens etj, e atyre që Tiranën e kishin pjesë të karrierës së suksesshme, apo test të fortë për të ngjitur shkallët.

Nga këta ke çfarë mëson”! shkruan Boçi.

7 komente në “Deputeti i PD sulmon ambasadorët: I hyjnë “qejfeve” si turku “punës”….”

  1. Tironci says:

    saaaa e deshperume cadra

  2. vjeshta says:

    I hynë punës si turku qejfeve… do të thoja unë ???

  3. Aksi says:

    Epo ambasadore apo perfaqesues politike te huaj qe ne vend te trurit kane kashte dhe t’ju thone juve “keni te drejte, vazhdoni me llastimet e Lulit te vocerr”, NUK KA! Ju pame 8 vjet e kaluar 8 vjeteve se c’bete e si e kthyet Lazaratin ne mbreteri te paprekshme. Mos hani hasude kot tani.

  4. Shigjetari says:

    Ryerson ishte i unik si ambasador ne perfshirjen e hapur dhe te gabuar ne mitingjet elektorale. Si ai nuk e besoj se do t’ju vijne më.
    Turfullima e Boçit ndaj ambasadoreve te sotem tregon perçartjen e thelle qe e ka kapluar çadren.

  5. Turku i vërtetë says:

    Ish ambasadori amerikan Ryerson është i vetmi ambasador që i pëlqen Boçit sepse ishte i vetmi ambasador në botë që merrte pjesë në mitingjet e të PD gjatë fushatës elektorale. Pas tij, të gjithë ambasadorët amerikanë ishin “të blerë” nga PS. Kjo është logjika e Boçit dhe e të gjithë palaçove çadristë. Por Boçi mund të na bindë nqs na tregon eksperiencën e tij me këta ambasadorë që sillen “si turq” por që siç duket nuk e kanë kënaqur aq sa shpresonte

  6. vjola says:

    Ju qelbashet e cadres edhe ata qe ju mbeshtesin do ti lani te gjitha . Vetingu ju pret .Shoqeria duhet te mos lejoje asnje nen qe ju anashkalon o kriminela dhe hajduter .

  7. Gopisti i sales says:

    Po cpret ti njeriu i qelbur, tju thone se e keni mire , qe kerkoni qiqera ne hell?, Apo qe tju japin garancine se do amnistoheni per zullumet e te zezat qe i kini bere ketij vendi?, Harrojeni dhe qendroni sa te doni ne cader se nuk eshte me viti i mbrapsht 1997, kur vrate mbi tre mije njerez dhe ja hodhet paq. Ne cader eshte mbyllur brenda pjesa me e inkriminuar, dhe kujdes se mos zbatoni ate fjalen e urte te Turkut , qe permende me siper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje